Arbër Ademi nga BDI tha se, kryeministri Hristijan Mickoskk e di agjendën e Gjykatës Kushtetuese më mirë se vet gjykatësit, që siç thotë, nuk ka dilema se bëhet fjalë për një institucion tashmë të kapur që është shndërruar në institucion që çon para agjendat e partive politike, përcjell TV21. Ademi tha se Kushtetuesja është shndërruar në hyzmeqare të qeverisë dhe shtoi se, do të bëjnë përpjekje maksimale për t’i zmbrapsur vendimet që kanë për qëllim rrënimin e Kushtetutës.