Kallas për dialogun: Marrëveshja e Ohrit, bazë për normalizim raportesh

Përfaqësuesja e re e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka thënë se e vetmja rrugë për anëtarësim në BE për Kosovën dhe Serbinë është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, me bazë në Marrëveshjen e Ohrit.

Ajo ka thënë se duhet bashkëpunim për zbulim të sulmit të fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok.

“I takova presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. E vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar pas sulmit të fundit terrorist. Kryesit duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Kallas të martën në “X”, pas takimeve të ndara me liderët e Kosovës dhe të Serbisë.

Ishin takimet e para të Kallasit me Kurtin e Vuçiqin, që prej se ajo mori rolin e ri.

Pas takimeve, Kurti ka thënë se ka insistuar në zbatim të Marrëveshjes, ndërsa është shprehur optimist se Kallasi është në kohën dhe vendin e duhur. Kurti ka kërkuar po ashtu që Serbia ta dorëzojë terroristin Milan Radoiçiq tek autoritetet e Kosovës si organizator për sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Ndërsa Vuçiqi është shprehur se ka pasur bisedë “jo të lehtë me Kallasin”. Në takim, përfaqësuesja e re ka kërkuar nga Serbia që të zgjidhet rasti i Banjskës dhe që t’i vendosë sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë.

Kosova e Serbia arritën marrëveshje më 2023, në atë që shihet si rrugë drejt normalizimit të raporteve. Marrëveshja njihet si ajo e Ohrit. Edhe pse Kosova insiston në nënshkrime, Brukseli e konsideron si marrëveshje obligative. Megjithatë ajo s’është nënshkruar për shkak të refuzimit të Serbisë.

Ndër të tjera, Marrëveshja parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohjen e ndërsjellë të simboleve shtetërore. Kërkohet edhe zbatimi i marrëveshjeve të mëhershme.
Megjithatë, pas refuzimit të Serbisë për zbatim dhe një letre të ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, në të cilën u tha se s’do të zbatohen disa pjesë – Kurti ka refuzuar në qershor takim me Vuçiqin. Ai vendosi tri kushte: që të tërhiqet kjo letër, që të dorëzohet Radoiçiqi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

FMN: Shqipëria ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë, por rreziqet po zhvendosen drejt kahut negativ

Shqipëria vijon të shënojë një nga normat më të larta të rritjes ekonomike në Evropë, e mbështetur nga performanca e fortë e turizmit, inflacioni...

Pentagoni ngre alarmin: Kina po fiton epërsi ushtarake

Një raport i ri i Pentagonit paralajmëron se Kina ndodhet në mes të një “ndërtimi ushtarak historik”, i cili po e bën Shtetet e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu