Shaholli: Ku ngeli polic Dragani, “heroi” i Kumanovës?

Kanë kaluar tashmë 72 orë dhe prokuroria e Kumanovës apo ajo e përgjithshme nuk kanë lëshuar fletë arrest dhe as nuk kanë ngritur procedorë disciplinore ndaj polic “Draganit”, që baltosi javën e kaluar flamurin shqiptar në një rrugë të Kumanovës, ashtu siç lajmëruan trimat e VREDI-t në lidhje me skandalin mbi simbolin tonë kombëtar.

Ndërsa për 17 vjeçarin shqiptar që hoqi pllakën e konsulatës serbe në Kumanovë prokuroria arrestoi të riun shqiptar, për policin “hero Draganin” nuk ka asnjë informacion nëse është ngritur procedurë disciplinore apo fletë-arrest për vepër penale të nxitjes së urrejtjes ndëretnike sipas kodit të veprës penale!

Me sa duket prokuroria e “drzhavës” vepron me dy standarde, ku për shqiptarët çdo veprim për kundravajtje konsiderohet si vepër penale dhe anasjelltas për maqedonët!
Dita e nesërme do të jetë fundi i pritjes i gjithë atyre që besojnë në drejtësinë e “drzhavës” për “hero Draganin”, i cili livadhis nëpër rrugët e Kumanovës i pashqetësuar nga drejtësia.

Sot fjalën e kanë trimat e VREDI-t, ku duhet t’i japin sihariqin e madh shqiptarëve se polic Dragani është shkarkuar dhe do të përgjigjet penalisht për veprën penale të nxitjes së urrejtjes nacionale me rastin e përdhosjes së flamurit shqiptar, ose do të gjejnë justifikimet e panevojshme se le t’ia lëmë drejtësisë rastin në fjalë!

Kjo e dyta do të paraqiste fundin e demagogjisë, ku do të dëshmonte vasalitetin e “vredistëve” para despotit Micko në qeverinë e koalicionit, si “shfalerka” të pushtetit!

Nëse fjalët nuk kthehen në vepra për mbajtjen e premtimit për ndryshim nga ana e vredistëve, “si vija e kuqe që nuk guxon të kalohet” për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, ahere le ta dëshmojnë me vepra se drejtësia vepron njëlloj për të gjithë!
Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ahmeti për të pakënaqurit nga Kongresi: Ata që ikin pse s’kanë funksione, lirisht le të ikin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në brifingun me gazetarët u pyet për reagimet nga të pakënaqurit me rezultatet nga Kongresi i pestë i...

Ambasada e SHBA-së në Shkup konfirmon: Aggeler nuk do të jetë më ambasadore

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit...

A do të “zgjohen një ditë shqiptarët Iliridës”?

Javën që lamë pas u mbajt kongresi i pestë i integristëve ku në fund të punimeve lideri i tyre Ali Ahmeti, u rizgjodh edhe...

“Çdo shekull ka heroin e vet, ky shekull t’ka ty”, mesazh i fortë i Lajçit për Kurtin

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me loken Xhemile Gashi nga Peja, duke publikuar një mesazh të gjatë për...

🇲🇰 🇺🇸 Ambasada e SHBA-së në Shkup konfirmon: Aggeler nuk do të jetë më ambasadore

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu