Mblidhen bashkësitë fetare në vend, apelojnë për uljen e tensioneve ndërmjet komuniteteve

Bashkësitë fetare në vend dolën me deklaratë të përbashkët, duke apeluar për uljen e tensioneve ndërmjet komuniteteve. Në deklaratën e dalë pas takimit të përbashkët u bëhet thirrje qytetarëve të mos bien pre e nxitjeve siç theksojnë për prishjen e bashkëjetesës. Gjithashtu apelojnë që qytetarët të ruajnë respektin e ndërsjellë.

“Të jetosh në një shoqëri multikulturore është bekim i madh. Takimi me kultura te ndryshme sjell mundësi për fisnikërimin e shpirtit të njeriut dhe rrit kreativitetin e gjithë shoqërisë. Zoti na ka dhënë të jetojmë në një shtet të përbashkët. Prandaj, ne, krerët e Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Arkipeshkia e Ohrit, Bashkësisë Fetare Islame, Kishës Katolike, Kishës Evangjeliste Metodike dhe Bashkësisë Hebraike, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos bien pre e përpjekjeve të caktuara për të prishur bashkëjetesën, por të gjithë së bashku të mbështesim njëri tjetrin, ta thellojmë solidaritetin dhe ta ruajmë respektin ndaj njëri tjetrit, ndaj simboleve të atdheut tonë dhe simbolet e të gjitha komuniteteve në këtë vend”, u shpreh një prift.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu