ASH: Nepotizmi VLEN, Fatmir Limani “rehaton” familjarët në MEPSO dhe ESM

Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës sot ka reaguar permes një komunikate për media duke akuzuar ministrin Fatmir Limani për nepotizëm, shkruan Top24
Nepotizmi dhe partizimi i institucioneve shtetërore dhe publike është agjenda kryesore e funksionarëve të koalicionit VLEN. Që në muajt e parë të marjes së posteve, ata janë angazhuar që të rahatojnë familjarët e tyre të afërt.
Ministri i Politikës Sociale, demografisë dhe rinisë, Fatmir Limani, nga Lëvizja Besa, pjesë e koalicionit VLEN, prioritet ka pasur sistematizimin e familjarëve të tij në ndërmarjet shtetërore energjetike. Tre prej tyre i ka punësuar në dy ndërmarjet më të fuqishme në vend, MEPSO dhe ESM. Në ndërmarjen MEPSO, Limani i ka punësuar vëllaun, Dashmir Limani dhe vajzën, Besa Limani, ndërsa në ESM e ka punësuar dhëndrin e tij, Mërgim Dani. Kujtojmë se paraprakisht Limani, edhe pas marjes së postit kishte mbajtur vëllaun e tij si drejtor të Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë dhe e shkarkoi atë vetëm pas denoncimit publik.
Këto veprime të funksionarëve të VLEN-it tregojnë qartë arsyet e heshtjes së tyre ndaj veprimeve antishqiptare të Qeverisë, ndaj heqjes së përkatësisë etnike dhe largimit të shqiptarëve nga institucionet shtetërore dhe vendet e tyte të punës.
– Aleanca për Shqiptarët –

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu