Festa e Flamurit, arrestohen 8 të ri shqiptarë

Tetë të arrestuar është bilanci i festës së mbrëmshme me rastin e Ditës së Flamurit shqiptarë. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka informuar se policia ka arrestuar autorët e veprave penale, ndërsa nuk ka dhënë asnjë detal nëse janë arrestuar huliganët maqedonas që dogjën flamujt shqiptarë.

“Njëri është kapur duke tentuar ta djeg flamurin maqedonas, ndërsa të tjerë duke tentuar ta djegin. Falë edhe videove në rrjetet sociale, të njëjtët janë arrestuar. Bëhet fjalë për 8 persona, kryesisht të rinj, katër të dyshuar për vepër penale ‘rrahje’, ndërsa katër të tjerë për nxitje të urrejtjes ndëretnike dhe përdhosje të flamurit të shtetit”, tha ministri Toshkovski.

Ai ka informuar se bëhet fjalë për një të mitur, ndërsa tre që dëmtuan flamurin e shtetit janë persona 18, 19 dhe 20-vjeç, ndërsa rrezikojnë nga një vit burgim.

“Falënderoj policinë për punën që ka bërë dhe identifikimin e autorëve. NMë duhet ta pranojë se në shumë pjesë të vendit kishte festë dhe në pjesë të madhe ishin festive pa provokuar dhe pa i shkelë ligjet. Por në një pjesë, festat nuk ishin si duhet. Fatmirësisht, mbrëmë nuk kishte viktima, nuk kishte incident më të madh ndëretnik”, tha Toshkovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu