Arsimtari përjashtoi nga ora nxënësen që mbante plis, e hodhi në bërllok flamurin kombëtar

Simbolet kombëtare u bënë shkak për sherr në një nga klasat e gjashta në shkollën “Xhemail Mustafa” në kryeqytet. Mësimdhënësi i lëndës së gjuhës angleze akuzohet se përjashtoi një nxënëse që refuzoi ta heqë plisin nga koka, dhe e hodhi në bërllok edhe flamurin kuqezi.
Një nxënëse e shkollës “Xhemail Mustafa” u përjashtua nga ora e mësimit të mërkurën, veç pse mbajti në kokë plisin.

Nxënësit e klasës së gjashtë thonë se mësimdhënësi i lëndës së gjuhës angleze, ka refuzuar që t’i lejojë nxënësit të hyjnë në orë me elemente që simbolizojnë shënimin e 28 Nëntorit.

“Shkoi dhe i bërtiti dhe tha se nuk duhet të mbahet plisi gjatë orës mësimore dhe Tea e mori këtë shumë ofenduese se ky është një simbol shqiptar… ai e mori flamurin dhe donte ta gjuante në bërllok, por nuk e lejoi ai nxënësi që ishte te tabela, por arsimtari e ka shty që ai të largohet dhe e ka gjuajt në bërllok”, ka thënë një nxënëse.

Nxënësit po ashtu e akuzojnë mësimdhënësin për predikime fetare gjatë procesit mësimor.

“Po ashtu ai thotë se nuk duhet të kemi asnjë simbol në klasë sepse këtu duhet me mësu, ne mendojmë që kjo ndërlidhet me fenë, pasi çdo orë flitet diçka për fenë”, ka deklaruar një tjetër nxënëse.

Agim Kita, vajza e të cilit u largua nga ora mësimore nga arsimtari i gjuhës angleze, thotë se veprimet e mësimdhënësit janë të papranueshme.

“Me ardhë puna në vitin 2024 në prag të 28 Nëntorit me largu një fëmijë prej shkolle për shkak të simboleve kombëtare, kjo është tragjedi dhe është skandaloze”, k theksuar Kita.

E zëvendësdrejtori i shkollës, Fatos Berisha, thotë se mësimdhënësi e ka pranuar se e ka larguar nxënësen nga klasa për shkak të bartjes së simboleve kombëtare. Ai theksoi se ka shqiptuar vërejtje ndaj tij dhe rastin e ka raportuar në Drejtori të Arsimit.

Sipas Berishës, edhe në të kaluarën ka pasur ankesa ndaj arsimtarit për predikime fetare gjatë orëve mësimore.

“Në të kaluarën ka pasur ankesa të natyrave të tjera, jo të simboleve kombëtare, do të thotë për mospërfillje të planprogramit mësimor ky ka fol për temat të cilat nuk kanë të bëjnë me planprogramin me lëndën të cilën ai e ligjëron. Për këto ankesa i kemi dënuar në nivelin disiplinor në DKA”, ka deklaruar Berisha.

KOHA ka kontaktuar mësimdhënësin, por nuk është përgjigjur gjatë së mërkurës. E as në Drejtorinë e Arsimit nuk janë përgjigjur nëse komisioni disiplinor ka trajtuar ankesat e mëhershme ndaj arsimtarit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu