Nikolloski: Nëse BE dëshiron, problemin me Sofjen mund ta zgjidh në një pasdite

Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski thotë se nëse BE-ja dëshiron që Maqedonia të fillojë negociatat, atëherë Maqedonia do t’i fillojë ato, kjo pasi sipas tij RMV nuk ka probleme me shtetet më të forta të BE-së.

“Unë i qëndroj tezës se nëse BE-ja dëshiron që Maqedonia të fillojë negociatat, Maqedonia do të fillojë negociatat, sepse ne nuk kemi problem me shtetin më të fortë të BE-së, ne kemi problem me shtetin më të dobët apo të dytë më të dobët anëtar të BE-së. Epo, do të thosha më shumë se jo vetëm për më të dobëtit, por për pesë apo gjashtë më të fortët, ky ishte një arsyetim i mirë në periudhat kur ata nuk donin të flisnin për zgjerim në publikun e tyre vendas. Nëse kjo do të ndryshonte, jam i bindur se një figurë e rëndë diplomatike nga Evropa Perëndimore do ta zgjidhte problemin me një mëngjes apo një pasdite në Sofje”, tha Nikoloski.

midle
Sipas tij, nëse vendi punon mirë me Francën dhe disa vende të Evropës Perëndimore, argumentet tona për qëndrimin për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, lehtë mund të pranohen.

“Për mua takimi më domethënës që ka pasur kryeministri Mickoski pas zgjedhjes ishte takimi me presidentin e Francës, Emanuel Macron. Sepse Franca tani është lojtari numër një në BE. Macron është padyshim lideri në BE me legjitimitetin më të madh, një fitore e qartë në zgjedhjet presidenciale, një qeveri me të cilën ai bashkëpunon. Gjermania është ende duke hyrë në zgjedhje. Me shumë mundësi do të ketë një ndryshim. Përveç kësaj, nga kryeministri u informova se ajo ka kaluar me një ton jashtëzakonisht të mirë. Nëse arrijmë të punojmë mirë me Francën dhe disa vende të tjera nga Evropa Perëndimore, mendoj se argumentet tona mund të pranohen lehtësisht”, përfundoi Nikolloski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu