Kalendari me ditët e lira gjatë vitit 2025

Viti i ardhshëm 2025 do të sjellë më pak fundjava të zgjatur në Maqedoninë e Veriut se viti që po kalon. Për të gjithë qytetarët, në vitin e ardhshëm do të ketë 11 ditë të lira. Më poshtë i keni cilat ditë do të jenë ditë jo pune dhe cilat do të jenë fundjavët e zgjatura.

Festë për të gjithë qytetarët e RMV-së:

1 janar (e mërkurë) – dita e Vitit të Ri,
7 janar (e martë) dita e Krishtlindjes, Dita e parë e Krishtlindjeve sipas kalendarit ortodoks,
30 mars (e diel) Ramazan Bajram, Dita e parë e Ramazan Bajramit, pra 31 Marsi (e hënë) është ditë jopune.
21 prill (e hënë), Pashkë – Dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks,
1 maj (e enjte) -Dita e Punës,
24 maj (e shtunë) “Shën. Kirili dhe Metodi” – Dita e Edukatorëve Gjithsllavë,
2 gusht (e shtunë), Dita e Republikës,
8 shtator (e hënë), Dita e Pavarësisë,
11 tetor (e shtunë), Dita e Kryengritjes Kombëtare,
23 tetor (e enjte), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase,
8 dhjetor (e hënë), “Sht. Kliment Ohridski”.

Për qytetarët e besimit ortodoks

6 janar (e hënë), prag të Krishtlindjeve, një ditë para Krishtlindjes,
19 janar (e diel), Epifania,
18 prill (e premte), E Premte e mirë,
6 qershor (e premte), Dita e gjithë shpirtrave,
28 gusht (e enjte), Fjetja e Shën Mërisë.

Për qytetarët e besimit katolik

21 prill (e hënë), Pashkë, Dita e dytë e pashkëve,
1 nëntor (e shtunë), Dita e gjithë shenjtorëve,
25 dhjetor (e enjte), Dita e parë e Krishtlindjeve.

Për qytetarët e besimit mysliman

6 qershor (e premte), Kurban Bajrami, Dita e parë e Kurban Bajramit,

Për qytetarët që i përkasin komunitetit shqiptar

22 Nëntori (e shtunë), Dita e alfabetit të shqipes.

Për qytetarët që i përkasin komunitetit serb

27 janar (e hënë), Shën Sava.

Për qytetarët që i përkasin komunitetit rom

8 Prilli (e martë), Dita ndërkombëtare e romëve.

Për qytetarët që i përkasin komunitetit vllah

23 maji (e premte), Dita kombëtare e vllehëve.

Për qytetarët që i përkasin komunitetit hebre

2 tetor (e enjte), Jom Kipur, dita e parë e Jom Kipur.

Për qytetarët që i përkasin komunitetit boshnjak

28 shtatori (e diel), Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve.

Për qytetarët që i përkasin komunitetit turk

21 dhjetor (e diel), Dita e mësimit të gjuhës turke.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

Skandal në Shtërpcë: Policë të Njësitit Special nga Maqedonia e Veriut bëjnë shenjën serbe dhe shkruajnë “Kosova është zemra e Serbisë”

Katër pjesëtarë të Njësitit për Intervenime të Shpejta pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, me iniciale I.S., I.S., A.K....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu