Osmani: Kosova e Kanadaja me program bashkëpunimi në trajnimin ushtarak

Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci takuan sot ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Bill Blair.

Në një postim në Facebook, presidentja Osmani ka bërë të ditur se Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë programin e bashkëpunimit në trajnim ushtarak, për të cilin sot gjatë ditës kishte raportuar KosovaPress.

“Një lajm i mrekullueshëm sot nga Halifaxi: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak. Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-ministres së mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada. Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bela: Mexhiti sërish gënjeu! Ligji iri për përfaqësim adekuat nuk do të ketë grafë etnike

Politikologu, Valon Bela përmes një video postimi në profilin e tij në FB ka alarmuar se zëvendëskryemiistri Izet Mexhiti po mashtron shqiptarët duke theksuar...

PAMJET / Bazës nëntokësore në Teheran i del tymi, Irani mesazh Trumpit: Izraeli të ndalojë

Irani i ka kërkuar Donald Trumpit nëpërmjet ndërmjetësve që të ushtrojë presion mbi Izraelin që të bjerë dakord për një armëpushim me Teheranin, raporton...

Në vend të kontrollorëve ajror, për çdo drejtor M-NAV do të punësojë këshilltarë dhe punonjës me shkollë të mesme me pagë fillestare prej 1.000...

Pasi mori miratimin nga Ministria e Financave, të premten më 13 qershor M-NAV- Shoqëria Aksionare në Pronësi Shtetërore për Menaxhimin e Trafikut Ajror dhe...

Turqi: Pretendimi se “ vajza e Presidentit tonë Erdogan, është gëzuar për vdekjen e gjeneralëve që humbën jetën në sulmin e Izraelit ndaj Iranit”...

Pretendimi se “zonja Esra Albayrak, vajza e Presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, është gëzuar për vdekjen e gjeneralëve që humbën jetën në sulmin e...

Orar pune prej gjashtë orësh, pa ulje të pagave

Partia E Majta propozon në Parlament uljen e orarit të punës në gjashtë orë pa ulje të pagave. Kjo, siç thonë nga E Majta,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu