Një Hap i Rëndësishëm: Më shumë se 1000 Qytetarë Marrin Nënshtetësi Pas Ligjit të Ri nga Aleanca për Shqiptarët

Në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023 shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë marrë gjithsej 1101 persona, prej tyre 284 kanë qenë me status “pa shtetësi”. Qytetarët e kanë marrë nënshtetësinë me bazën se kanë jetuar në vend deri më 8 shtator 1991, para shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë. Më shumë se 200 lëndë të tjera janë duke u proceduar në Ministrinë e Punëve të Brendshme kurse tashmë disa persona janë refuzuar.

“Sipas nenit 7 të Ligjit për dryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Shtetësisë janë 229 lëndë, prej të cilave 17 persona janë pa shtetësi. Për 7 persona janë marrë vendime negative për shkak se të emërtuarit nuk kanë pasur dëshmi se më 08.09.1991 kanë jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë sipas nenit 7 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësinë e Republikës. të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPB.

Për shkak të rregullimit të statusit të qytetarëve që kanë jetuar këtu para shpalljes së pavarësisë, në vitin 2021 janë miratuar ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Shtetësi, të cilat i referohen pikërisht pjesës për marrjen e shtetësisë për qytetarët e republikave të tjera jugosllave që kanë jetuar në vend para pavarësisë. Sipas këtyre ndryshimeve ligjore, qytetarët kanë pasur të drejtë të dorëzojnë aplikime për shtetësi nga viti 2021 deri në vitin 2023. Para se të ndodhin këto ndryshime, për shkak të sistemit jokonsistent të shkëmbimit të të dhënave të institucioneve, për shkak të numrit të madh të procedurave burokratike dhe ligjeve jocilësore, shumë njerëz mbetën pa shtetësi, prandaj shpesh quheshin “fantom”. Ky ligj i propozuar, i cili përfshin ish-qytetarët e republikave jugosllave të cilët kanë jetuar në Maqedoni deri në pavarësinë, mund të marrin nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut, është paraqitur në Kuvend nga partitë e atëhershme opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Në korrik të vitit 2021, me mbështetjen e shumicës së deputetëve, amendamentet ligjore kaluan në Kuvend kurse përfshinin gjithsej 16 kushte për marrjen e shtetësisë me më shumë se 1000 amendamente.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu