Shporta e vitit të ri/ Masa Qeveritare kërcënohet nga rritja e çmimit të Energjisë elektrike?!

Kanë nisur përgatitjet për shportën konsumatore të Vitit të Ri. Publike do të bëhet muajin e ardhshëm me rreth 500 prodhime – paralajmërojnë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.

Kjo masë, sic thuhet, ështe realizuar në konsultime me Odat Ekonomike, sektorin e biznesit, Sindikatat dhe Asociacionin për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

“Do të ketë prodhime tjera, por do të përsëriten edhe produktet e njëjta. Më kryesore për qytetarët është se do të përfshihen produkte që më së shumti harxhohen në tryezat për Vitin e Ri dhe festat para dhe pas Vitit të Ri. Jemi kujdesur që të përfshihen pikërisht këto prodhime” – tha Risteski.

Por, çmimi I lartë I energjisë elektrike, po bëhet kërcënim për valë të ri të shtrenjtimeve. Nga Industria prodhuese thonë se për një muaj çmimi I rrymës elektrike në tregun e hapur është rritur për mbi 200% dhe nëse vazhdon ky trend nuk janë të sigurtë nëse mund të mbajnë çmimet në nivelin aktual.

Për këtë shkak, javën e kaluar kanë patur takime me Ministrin e Ekonomisë, ku kanë theksuar se për shkak të çmimeve të energjisë elektrike, ndoshta nuk është koha për të krijuar të ashtuquajturën “Shportën e Vitit të Ri”.

Ndërkohë po krijohet edhe çmimi i ri I rrymës elektrike për amvisëritë. Kryeministri Mickoski disa herë ka potencuar se nuk do të ketë rritje enorme të çmimet, por nëse do të ketë shtrenjtime kjo do të jetë deri 3%.

Brenda disa ditëve EMV-ja duhet të dorëzojë ofertën e re të çmimit për energjinë e saj elektrike për furnizuesin univerzal EVN HOME, nga ku do të varet se si do të jetë çmimi për qytetarët.

Nga Qeveria kanë thënë se oferta e re e EMV-së do të jetë midis 58 dhe 62 euro. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu