Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Kanda, ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Në kuadër të këtij forumi, Osmani ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.

Gjatë këtij takimi, Osmani theksoi rëndësinë e pranisë së NATO-s në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e KFOR-it për paqen dhe sigurinë e vendit.

“Prania e NATO-s nëpërmjet KFOR-it ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë e Kosovës, ashtu siç do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë historike”, tha Osmani gjatë takimit.

Ajo shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtoi se angazhimi i Aleancës është kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në këtë kontekst, Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe angazhimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me NATO-n.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu