Mickoski në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe: Të krijojmë shoqëri ku dituria do të jetë valuta më e fuqishme!

-Kjo ditë le të na frymëzojë që të punojmë bashkë, me dashuri për diturinë, me respekt për historinë dhe me pamje nga ardhmëria. Urime Dita e Alfabetit Shqip, tha kryeministri Hristijan Mickoski në Akademinë Solemne në Qeveri me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, shkruan TV21. Mickoski porositi që së bashku, të punojmë për krijimin e një shoqërie në Maqedoninë e Veriut, ku siç theksoi, dituria do të jetë valuta më e fuqishme.

“Të dashur bashkëqytetarë, shkrim-leximi dhe arsimimi nuk janë luks, janë të drejta elementare dhe instrumente më të fuqishme për transformim të shoqërisë sonë. Rëndësia e tyre nuk mund të matet me numra, por ndikimi i tyre, shihet në jetën më të mirë të secilit individ dhe në përparimin e të gjithë bashkësisë. Të investojmë në shkrim-lexim, t’i hapim dyert e arsimit për të gjithë, të krijojmë shoqëri ku dituria do të jetë valuta më e fuqishme. Vetëm kështu mund të ndërtojmë shtet që do të jetë gati për të ardhshmen”, deklaroi Mickoski./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Me rastin e kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës...

Kryetari i parë mysliman i New Yorkut – fjalët e para të Mamdanit pas fitores, goditje e ashpër për Trumpin

Demokratët fituan në tri gara të martën në zgjedhjet e para të mëdha që kur Donald Trump rifitoi presidencën, duke ngritur një brez të...

Ibrahimi: Haqim Ramadanin nuk e lamë të vetëm, por ai e braktisi VLEN-in? (VIDEO)

Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka komentuar strategjinë e fushatës së kandidatit të VLENI-së, Haqim Ramadani, në komunën e Bërvenicës gjatë rrethit të dytë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu