Sot shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, krerët në RMV dërgojnë urime

Ditën e sotme, më 22 nëntor shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilën ditë u njësua Kongresi i Manastirit dhe përbën një ditë përkujtimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe në diasporën shqiptare. Në Maqedoninë e Veriut kjo ditë është ditë jopune për shqiptarët, transmeton Portalb.mk.

Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit.

Në këtë ditë nuk munguan urimet e funksionarëve shtetëror të Maqedonisë së Veriut.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova uroi ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke thënë se 22 Nëntori është një datë e rëndësishme historikisht për shqiptarët, por edhe për shtetin.

“116 vjet më parë, në Manastir u njësua alfabeti i shqipes, akt që forcoi vetëdijen gjuhësore të popullit shqiptar dhe krijoi një themel për përparim të mëtejshëm kulturor e qytetërues. Njësimi i alfabetit të shqipes është jo vetëm një akt reforme gjuhësore, por edhe një simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm. Gjuha krijon një hapësirë ​​për mirëkuptim, bashkëpunim dhe bashkim rreth vlerave identitare. Përmes tij, diversiteti bëhet pasuri dhe e ardhmja bëhet një mundësi për rritje individuale dhe kolektive. Gjuha dhe kultura shqiptare janë të ngulitura në strukturën tonë shoqërore dhe hapësirë ​​të hapur për mirëkuptim dhe bashkëjetesë reciproke. Respektimi i dallimeve gjuhësore na bën një shoqëri demokratike multikulturore. Ne ishim dhe mbetemi shembull i përkushtimit për ruajtjen dhe promovimin e diversitetit etnik, gjuhësor, kulturor e fetar, duke mundësuar edukimin në gjuhën amtare në të gjitha nivelet, si dhe shprehjen e lirë dhe dinjitoze të kujtesës kolektive dhe shpirtërore. Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip!”, thuhet në urimin e Siljanovskës

Ndryshe sot, 22 nëntor 2024, në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në orën 11:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” do ta ndajë çmimin shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2024 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Fituesit e çmimit “22 Nëntori” për vitin 2024 janë prof. dr. Avzi Mustafa, pedagog dhe prof.dr. Afrim Osmani, profesor universitar.

Kjo ditë sot në vend shënohet me një sërë ngjarjesh:
Ora: 09:00-Në Sallën Solemne të Qeverisë së RMV, do të mbahet Akademia Solemne me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës shqipe.
Ora: 10:00-Shënim i Ditës së Alfabetit në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup
Ora: 11:00-Ndarja e Çmimit “22 Nëntori” në Kuvendin e RMV
Ora: 15:00-Vizitë Muzeut të Alfabetit
Ora: 16:00-Ekspozitë “22 Nëntori në Telajo”-Sheshi i Manastirit
Ora: 16:30-Panel diskutim “22 Nëntori-Dita e Alfabetit, Gjuha shqipe-identiteti ynë”-Manastir
Ora: 19:00 – Koncert-Pallati i Kulturës në Manastir
Kujtojmë se pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. Ndër delegatët më të shquar ishin Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Kongresi njësoi alfabetin me 36 shkronja latine, që e përdorim edhe sot, duke çuar drejt bashkimit gjuhësor kombëtar të gjithë shqiptarët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu