Njihuni me raketën e re ruse që është “10 herë më e shpejtë se zëri”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se raketa eksperimentale balistike që së fundmi u lansua ndaj caqeve ukrainase “është dhjetë herë më e shpejt se shpejtësia e zërit” dhe mund të “udhëtojë” tre kilometra në sekondë.

Shpejtësia e zërit varet nga mjedisi, por në ajër ai qarkullon për 343 metra në sekondë apo 1235 kilometra në orë. Sipas deklarimit të Putinit, raketa mund të lëvizë 2401 metra në sekondë.

Putin ka thënë të enjten se raketa që qëlloi caqe ukrainase ka rreze të veprimit mesatare. BBC-ja ka bërë një analizë mbi këtë raketë, duke thënë se shpejtësia e saj ka rëndësi pasi sa më shpejt që lëviz një raketë, aq më shpejt mbërrin në objektiv. Dhe, sa më shpejt që qëllon në shënjestër, ia pamundëson ushtrisë mbrojtëse të reagojë.

Një raketë balistike në përgjithësi mbërrin në shënjestër nëpërmjet një rruge harkore lart në atmosferë dhe gati njëjtë zbret poshtë në destinacionin e saj. Por, derisa zbret ka më tepër energji kinetike, me ç’rast është më e shpejtë.

Kjo e lejon gjithashtu të bëjë manovra drejt objektivit, duke ia vështirësuar armikut të përgjojë me sisteme të raketave tokë-ajër. Shpejtësia konsiderohet thelbësore në fushën e avionëve ajrorë.

BBC-ja ka bërë me dije se mbi 12.000 raketa janë lëshuar nga Rusia kundër Ukrainës qëkur nisi lufta në shkurtin e 2022-s. Rreth 80 për qind e tyre janë detektuar nga ushtria ukrainase. Raketa e fundit që u lansua me vendim të presidentit Vladimir Putin konsiderohet se është shumë e shpejtë, me ç’rast synon të ulë reagimin e mbrojtjes ukrainase.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu