Aleanca për Shqiptarët Alarmon Diplomacinë për Tentativat e Partizimit të Agjencisë për Media

Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar përfaqësitë diplomatike të SHBA-së, BE-së, dhe vendeve të rajonit për tentativat e partive në pushtet për të influencuar Këshillin Drejtues të Agjencisë për Media.

Ja dhe kumtesa e plot e ASh:

Aleanca për Shqiptarët njofton përfaqësitë diplomatike për tentimin e pushtetit për partizim të Agjencisë për Media
Të shqetësuar nga zhvillimet e fundit dhe tentimet e partive në pushtet për të kapur Këshillin Drejtues të Agjencisë për Media, Aleanca për Shqiptarët ka alarmuar përfaqësitë diplomatike të SHBA-së, BE-së, vendeve anëtare të BE-së, Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit.
Në letrën nisur ambasadave të lartëpërmendura, kemi potencuar tentimin e partive të koalicionit qeveritar Vlen për imponimin e dy anëtarëve të tyre partiak në Agjencinë për Media, Nafie Selmani dhe Afrona Vervizoli. Përveç këtij tentimi, ambasadat janë njoftuar edhe për kërcënimet ndaj gazetarëve që kanë raportuar rreth këtij rasti nga ana e kunatit të Vërzivollit.
“Këshilli është një institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm për zbatimin e politikave mediatike.
Megjithatë, partitë po tentojnë sërish të politizojnë të gjithë procesin, i cili po përhap rreziqet e korrupsionit, klientelizmit dhe instrumentalizimit të sferës mediatike.
Ekziston rreziku që politikat mediatike të vendosen nga interesat partiake dhe drejtuesit e vendosur të medias”, thuhet mes tjerash në letrën drejtuar përfaqësive diplomatike në vend.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

Arrestohet një person nga Kumanova në lidhje me rastin tragjik në Tetovë

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi kishte rënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu