Ageler: Lista e zezë e SHBA-së është dinamike dhe e hapur për emra të rinj

Ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler deklaroi se “lista e zezë” e SHBA-së është mjaft dinamike dhe se vazhdimisht po diskutohet për emra të rinj. Ajo theksoi se nuk ka kornizë konkrete kohore për shtim të emrave të rinj në listë, sepse ky është vendim i Uashingtonit.

Në deklaratë për mediumet pas hapjes së Konferencës së parë për luftë kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, në bashkëpunim me Byronë për narkotikë ndërkombëtarë dhe zbatim të ligjit (INL), ambasadorja theksoi se lista është e hapur për plotësime.

“Lista e zezë e SHBA-së është mjaft dinamike, vazhdimisht diskutohet për emra. Nuk kam kornizë kohore, sepse ky është vendim i Uashingtonit, por, ju bindë se derisa flasim, ka emra të cilët janë marrë parasysh dhe çdoherë jemi të hapur drejt shtimit të personave të rinj në listë”, tha ambasadorja.

Lidhur me çështjen për rekomandimet e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit për emërim të anëtarëve të Këshillit drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, ajo porositi të respektohen.

“Nuk kam hollësi konkrete, por do të theksoj se me rëndësi është këto komente dhe rekomandime të shqyrtohen me kujdes, në mënyrë që opinioni do të marrë përgjigje në pyetjet”, theksoi Ageler.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

Ferid Veseli, ndër të parët në Maqedoninë e Veriut me licencë UEFA si trajner kondicional

Pas përfundimit me sukses të një programi gjashtëmujor trajnimi në Shqipëri, Ferid Veseli nga Shkupi ka marrë zyrtarisht licencën e UEFA-s si trajner kondicional....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu