Këshilli i Qytetit të Shkupit do të mbajë seancë urgjente për shkak të kolapsit të transportit publik

Kryetari i Këshillit të Shkupit, Trajko Sllaveski për sot në ora 18 ka caktuar seancë urgjente të jashtëzakonshme, në të cilën duhet të debatohet për mosfunksionimin e transportit publik në qytet, pasi që autobusët e NQP-së kanë ndërprerë qarkullimin për shkak të mungesës së karburantit.

“Mosfunksionimi i ndërmarrjeve publike në kompetencë të Qytetit të Shkupit, i angazhuar për sigurimin e shërbimeve vitale të qyetarëlve, ka arritur kulmin. Këshilli i Qytetit të Shkupit më 21 nëntor, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me fillim në ora 18:00. Këshilli, në kuadër të kompetencave, është i gatshëm përmes debatit konstruktiv të miratojë konkluzione me të cilat do të kërkojë nga kompetentët, para se gjithash nga kryetarja Arsovska dhe drejtorët, urgjent ta normalizojnë transportin publik në territorin e Qytetit të Shkupit dhe ta ngrisin nivelin e higjienës”, ka shkruar Sllavski në rrjetet sociale.

Thirrje të seancëns pr problemet me transportin publik ka kërkuar edhe LSDM-ja opozitare. Kryetari i kësaj partie, Venko Filipçe, përmes një deklarate paralajmëroi se gjendja në Shkup është alarmante dhe se qyteti është në krizë. Është iniciuar seancë urgjente e Këshillit të Qytetit të Shkupit për të gjetur masa konkrete për dalje nga kriza.

“Nëse pengohet edhe kjo tentativë për veprim të përbashkët, ne do ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në Këshill, sepse nuk do të jemi mbulesë për politikat e këqija që po e shkatërrojnë qytetin tonë”, tha Filipçe.

Transporti publik në kryeqytet që nga dje është reduktuar për shkak të mungesës së karburantit për autobusët e NQP Shkup.

Pej dje pasdite qarkullojnë vetëm 25 autobusë, ndësa të tjerët janë të parkuar në autobazat e NQP “Shkup” në Autokomandë dhe Gjorqe Petrov.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu