Synohet që të ndalohet avancimin i këmbësorisë ruse, SHBA do ta furnizojë Ukrainën me mina

Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar një paketë të re me furnizime ushtarake për Ukrainën, një arsenal me mina që dy aleatët shpresojnë se do të ngadalësojë avancimin e këmbësorisë ruse në vend.

Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se marrëveshja është që minat të përdoren në territorin ukrainas dhe jo në zona të populluara me civilë. Rusia i përdor minat që prej nisjes së luftës në shkurt 2022, por konventat ndërkombëtare e ndalojnë përdorimin e tyre për shkak të rrezikut ndaj civilëve.

Uashingtoni ka siguruar se arsenali i ri do i dorëzohet shpejt palës ukrainase.

Ndërkohë ambasada amerikane në Kiev njoftoi se “ka marrë informacione për një sulm ajror të madh më 20 nëntor”, ndaj godina do të qëndrojë mbyllur dhe punonjësit e ambasadës apo qytetarët amerikanë janë udhëzuar që të mbrohen në godinat e posaçme.

Gjatë natës si Ukrainë, edhe Rusia raportuan sulme të ndërsjella me dronë në territoret e tyre.

Furnizimi me mina vjen në kohën kur SHBA-ja po ashtu miratoi dhënien e raketave vendase ATACMS për të goditur në brendësi të Rusisë në një distancë qindra kilometra larg.

Moska ka paralajmëruar se një sulm me raketat amerikane do e “përshkallëzonte” konfliktin. /AJ, BBC

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu