Medai Shaholli: Pushteti dhe pehlivani shqiptar!

Pehlivani shqiptar (partitë politike shqiptare) në këto tri dekada të demokraqisë sllavo-maqedone ka luajtur rolin e (servilit) pehlivanit të pusht-shtetit ashtu siç ka dashur “drzhava” herë si pozitë dhe herë si opozitë.

Pehlivani shqiptar ka luajtur rolin e subjektit lojal ndaj qeverive të koalicionit duke pranuar përdhosjen dhe mosnjohjen e identitetit kombëtar.
Ky “aparthejd” ka filluar qysh me ndryshimet kushtetuese të vitit 1991, ku pehlivanët shqiptarë ngritën dolli për miratimin e asaj kushtetute që fshiu shqiptarët nga preambula e saj si pjesë përbërse e “drzhavës” së re.

Poashtu më 2002, atëherë kur pehlivanët shqiptarë miratuan MO, e cila sanksiononte gjuhën shqipe si gjuhë e 20%!
Ligji për gjuhët e pakicave i miratuar aty nga viti 2018, shënonte në kllapa gjuhën shqipe, jo si ligj për gjuhën shqipe ashtu siç është ligji për maqedonishten e Mickos, por si ligj për gjuhët e pakicave!

Kështu kanë luajtur pahlivanët shqiptarë për tri dekada rolin e servilit në skenën e teatrit shtetëror, si shqiptarë të ndershëm me pehlivanllëqet dhe akrobacitë e tyre si b…lëpirësa të pushtetit.

Ndryshimet kushtetuese janë guri i fundit i dominos i pehlivanëve shqiptarë, ku do të gjejnë njëmijë arsye për mos ta kushtëzuar heqjen e 20% të turpit me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, me ç’rast bullgarët do të futen në preambulë si pakica të “drzhavës” njëlloj si shqiptarët.

Kësisoj, pehlivanët shqiptarë do të vazhdojnë të luajnë rolin e servilit të pushtetit, ndërsa injoranca shqiptare vazhdon të ëndërrojë se pehlivanët e saj do ta sjellin ndryshimin!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH-Sela sot mban Kuvendin e partisë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të mbajë Kuvendin e pestë të partisë. Kuvendi do të...

Lloga: Lidershipi i VLEN-it mes modelit jugosllav dhe atij të Bosnjës

Duke qenë se të gjithë po “dhunohemi mediatikisht” me temën e bashkimit të qeveritarëve shqiptarë në një subjekt të vetëm politik, duhet t’u sjellim...

A po i kërcënon votuesit Hekuran Murati? Nëse VV nuk fiton e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa paga

Ministri Hekuran Murati ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të fitojë e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa...

Gjendet vetura e vjedhur e Adri Rogaqit dhe Iliriana Sadriut, ai reagon me një mesazh zhgënjyes për të afërmit: “U rrëzova dhe pashë kush...

Një dramë e vërtetë ka qenë ajo e 24 orëve të fundit për çiftin e njohur, Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu. Gjithçka nisi parmbrëmë në...

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu