RMV, një tren mallrash doli nga binarët, nuk ka të lënduar

Në incidentin e djeshëm në hekurudhat e Maqedonisë, një tren mallrash ka dalë nga binarët ndërmjet stacioneve hekurudhore “Kadina Reka” dhe “Zelenikovë”. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:37, pas së cilës komunikacioni në atë pjesë është ndërprerë plotësisht, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QRMK) Shkup, fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ekipet e Hekurudhave të Maqedonisë janë dërguar menjëherë në terren për të punuar në eliminimin e pasojave dhe normalizimin e qarkullimit.

Për ndërprerjet janë paralajmëruar pasagjerët dhe trenat e mallrave që udhëtojnë në këtë pjesë të itinerarit dhe së shpejti pritet që qarkullimi të normalizohet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ministri i Shëndetësisë më shumë tenderë se aktivitete: Azir Aliu nënshkruan 3.6 milionë euro brenda një jave

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, duket se ka më shumë angazhim me tenderët sesa me problemet reale të sektorit që drejton. Ndërsa Qendra Klinike...

Izraeli sulmon Jemenin, godet tre porte dhe një termocentral

Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj tre porteve dhe një termocentrali në zonat e kontrolluara nga rebelët Huthi në Jemen, në kuadër të “Operacionit...

Zjarri në Bllacë, Angellov: Është vënë pjesërisht nën kontroll

Herët në mëngjes pas orës 5 filloi shuarja e zjarrit të madh në një zonë të hapur, i cili shpërtheu dje pasdite menjëherë pranë...

Maqedonia e Veriut ka një rënie prej 33 mijë banorëve, qeveria paralajmëron masa për rritjen e natalitetit

Autoritetet maqedonase kanë ngritur alarmin për rënien e ndjeshme të popullsisë në vend. Sipas të dhënave zyrtare, Maqedonia e Veriut ka humbur mbi 33...

Shtabi i hapur, kandidati Mendi Qyra nuk vjen – nis “çuditshëm” fushata e VLEN-it në Strugë

Fushata zgjedhore në Strugë nisi me një ngjarje që më shumë ngjalli kureshtje sesa entuziazëm. Koalicioni VLEN hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor për zgjedhjet lokale...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu