Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut sot kanë mbajtur mbledhje të përbashkët në Prishtinë, në të cilën pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi. Në mbledhjen e përbashkët fjalime kanë mbajtur kryeministrat Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski. Ky i fundit e falënderoi Kurtin për mikpritjen, ndërsa e theksoi edhe bashkëpunimin e mirë në mes dy shteteve.

Mickoski tha se të dy shtetet kanë sfida të përbashkëte, duke shtuar se nëse punojnë bashkë do t’i tejkalojnë më lehtë.

“As ne as ju nuk i kemi të gjitha gjërat që na duhen. Ndonjëherë ju keni diçka që na duhet neve dhe e kundërta, ndërsa duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Mendoj se është vlerë e shtuar që vendet tona janë të lidhur edhe familjarisht dhe kjo të jetë urë për bashkëpunimin në të ardhmen”.

“Gjatë takimit dypalësh me mikun tim përcaktuam një qëllim që bashkëpunimi ekonomik të jetë mbi gjysmë miliardë euro, ndërsa në vitet në vijim të jetë edhe më i madh pasi kjo do të sjell përfitime për të dy shtetet. Jam i lumtur që gjatë Procesit të Berlinit firmosëm për treg të përbashkët, nëse jemi bashkë do të përfitojmë më shumë edhe ne edhe ju si shtete. Konsideroj se duke punuar bashkërisht, do të arrijmë suksese edhe më të mëdha”, tha mes tjerash Mickoski.

Ai gjithashtu njoftoi se sot do të nënshkruhen marrëveshje në fushën e energjetikës, në sferën e kalimeve kufitare dhe të arsimit.

“Sot do të nënshkruajmë marrëveshje në pjesën e energjetikës, në të cilën presim lidhje me gaz dhe të energjetikës në mes dy vendeve. Ndërsa në pjesën e kalimeve ndërkufitare, pres që brenda pak ditëve të kemi një pikë kufitare, pra qytetarët tanë të ndalen në njërin kufij dhe kjo të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve tanë”, tha Mickoski.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij tha se Maqedonia e Veriut dhe Kosova nuk kanë asnjë mosmarrëveshje.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Jemi fqinj, miq dhe partnerë të lidhur jo vetëm përmes tregtisë por edhe përmes lidhjeve mes familjeve dhe bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”, tha Kurti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Për të tretin vit me radhë ngel në klasë “Severnistani”!

Më 4 nëntor u publikua Raporti i Progresit i vitit 2025 për “državën Severna Makedonija” dhe vendet e tjera që aspirojnë BE-në. Sipas raportit, “Maqedonia...

Mickoski: Maqedonia e Veriut po “bullizohet” në rrugën drejt BE-së

Pas më shumë se dy dekadash në “dhomën e pritjes” për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut shpreson se pritja do të përfundojë...

Suat Shaqiri: Çashka pas 4 viteve do të jetë shembull për të gjitha komunat

Çashkë, 7 nëntor – Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se Çashka do të bëhet një shembull...

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu