BDI: Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një herë se ky do të jetë dëmi më i madh ndaj karakterit multietnik të shtetit tonë.

Një vendim i tillë do të përfaqësonte gozhdën e fundit në arkivolin e Marrëveshjes së Ohrit dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për harmoninë ndëretnike që garanton Marrëveshja e Ohrit.

BDI u bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, SHBA, NATO-s dhe BE-së si garantues të MO-së, shoqërisë civile si dhe Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që të reagojnë me urgjencë ndaj këtij rreziku që i kanoset frymës dhe arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit.

Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që vetë thelbi i marrëveshjes së paqes të vihet në rrezik.

Kjo është vija që nuk duhet dhe nuk mund të kapërcehet!

Shqiptarët janë thellësisht të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga këto përpjekje për të kthyer vendin pas, në një kohë kur synimi i përbashkët duhet të jetë avancimi drejt një shoqërie të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të përdorë të gjitha mekanizmat demokratikë dhe ndërkombëtarë për të ndaluar këtë vendim të rrezikshëm dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe të të gjithë qytetarëve të vendit. Esenca e paqes dhe e bashkëjetesës nuk është vetëm një marrëveshje në letër; ajo është garancia e së ardhmes sonë të përbashkët.

BDI mbetet e vendosur që ta mbrojë këtë vijë me çdo mjet demokratik dhe ligjor. Çdo përpjekje për të cënuar të drejtat e garantuara me sakrifica të mëdha do të hasë në kundërshtimin më të ashpër të çdo qytetari që beson në paqe, drejtësi dhe barazi” – thonë nga BDI. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana

Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën...

Biznesmeni Arif Fazliu dhuron shtëpinë e tij në vlerë rreth gjysmë milioni euro për Bashkësinë Islame si vakëf

Biznesmeni Arif Fazliu nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar në emër të Allahut shtëpinë e tij si vakëf për Bashkësinë...

A do të ketë takim Mickoski-Ahmeti? Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga shumica e Badenterit

Që nga korriku i vitit të kaluar, Maqedonia është pa Avokat të Popullit. Shumica e mundshme për zgjedhjen e të riut pritet të caktohet...

Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit! I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet

Një shtetas turk 22-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës së Vitit të Ri para një objekti gastronomik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit....

“Unë jam kryetar i Prishtinës” – Rama: Nuk e synoj drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i befasuar nga rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu