Një ditë pasi iu zbulua granti mijëra eurosh për vëllain e Fitore Pacollit, Peci bën video për histori suksesi

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka qenë në qendër të kritikave këto dy ditë pasi doli në shesh granti i projektit 100 mijë eurosh që Ministria e tij, saktësisht Agjencia për Zhvillim Bujqësor kishte dhënë për Blerim Pacollin, vëllain e deputetes të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Pas një reagimi që bëri dje duke thënë se nuk vendos se kush fiton e kush refuzohet në programin e granteve, ministri Peci sot ka bërë një video në një fermë të lopëve, e ku shpjegon atë që ai e quan “historinë e suksesit” të Ministrisë që drejton, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Peci tregon për subvencionet që janë dhënë në blegtori. Ai thotë se përmes dorës së shtetit fermerët kanë rritur efikasitetin në fermë dhe përmbushjes së standardeve të cilësisë së lartë.

Policia jep detaje nga rrahja në një lokal nate në Ranillug, ku u përfshi një polic
Gazetari kërcënohet derisa ishte në emision, e lajmëron rastin në polici
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në Gjermani
“Ky është rrëfimi ynë i suksesit. Falë punës dhe angazhimit tonë të përbashkët, sektori i blegtorisë është më i fortë se asnjëherë më parë”, thotë Peci ndër të tjera në videon e publikuar.

Reagime të mëdha ka nxitur lajmi për ndarjen e një ganti në vlerë prej 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë, saktësisht Agjencia për Zhvillim Bujqësor me përfitues Blerim Pacolli, vëllain e deputetes të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është Kryetare e Komisionit për Bujqësi me emër të Projektit “Ndërtimi i stallës dhe lopë qumështore”.

Vetë Pacolli, vëllai i deputetes Fitore Pacolli ka pranuar se ka marrë grant nga Ministria e Bujqësisë. Ai thotë ka fituar grant në të cilin Ministria mbulon 65% shumës të projektit, apo 63 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

“Unë kam fituar grant por nuk i kam fituar 100.000 euro siç po shkruhet nëpër portale. Kam aplikuar me projekt për shtallë për lopë qumshtore, vlera e të cilit arrinë në 100.000 euro. Ministria mbulon 65% shumës së projektit ndërsa unë me financat e mia mbuloj 35% të vlerës. Kush do që din pak matematikë të nivelit fillestar e kupton se vlera që Ministria mbulon projektin është 63.000 euro asnjë cent më shumë”, ka shkruar ai.

Përpos kësaj, javët e fundit mediat kanë raportuar raste të ndryshme kur persona të afërt me Pecin dhe partinë e tij janë rehatuar me punë të shtetit. /Reporteri.net/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

Në Shkup po punohet për pastrimin e plotë rreth lumit Vardar

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugë dhe Rrugica” – Shkup informojnë se vazhdojnë aktivitetet me pastrim shtratit të lumit Vardar. “Ekipet NP “Rrugë dhe Rrugica” –...

Tahiri: Peci tentoi të joshë partitë me poste qeveritare për të arritur koalicione

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri në RTV21 ka theksuar se përkrahja për fushatën e tij është e bazuar në vullnet...

Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

Pas dhjetë vjetësh nga zgjedhja e tij si anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) në vitin 2015, profesori Izet...

Trump bojkoton mbledhjen e G20-ës në Afrikën e Jugut: Pronarët e bardhë po vriten e masakrohen, e turpshme që samiti po mbahet atje

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten nëpërmjet se asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu