MASH i merr ingerencat Ramiz Merkos për dy shkolla fillore në Strugë

Kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merkos i janë marrë ingerencat për menaxhimin e dy shkollafe fillore në Strugë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sqaroi se bëhet fjalë për shkollat fillore të fshatrave Drasllajcë dhe Podgorci.

“Merkos i janë hequr ingerencat nga shkollat ‘Shën Klimenti i Ohrit’ në Drasllajcë dhe ‘Goce Dellçev’ në Podgorci, në bazë të obligimeve të parealizuara që dalin nga ligji – mos publikimi në kohë i shpalljeve për zgjedhjen e drejtorëve dhe emërimi i drejtorëve që nuk i plotësojnë kushtet për kryerjen e detyrës”, deklaruan nga MASH.

Në të dyja shkollat janë emëruar persona të rinj si ushtrues të detyrës së drejtorit. Nga Ministria e arsimit theksuan se inspektime janë bërë edhe në disa shkolla të tjera dhe procedurat për marrjen e ingerencave janë në vazhdim.

Në Gjykatën Themelore në Strugë janë duke u zhvilluar dy procedura gjyqësore kundër kryetarit të Komunës së Strugës, për emërime të paligjshme të drejtorëve në shkollat ​​fillore. Njëra procedurë është për tri lëndët e bashkuara, për Podgorcin, Labënishtën dhe Shkollën fillore“Vëllezërit Miladinovci” në Strugë, dhe tjetra për shkollën në Veleshtë ku disa persona akuzohen për janë disa tëakuzuarr të cilët akuzohen për “Keqpërdorim në shërbim”, ndërsa një pjesë e tyre ndiqen penalisht edhe për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Prokuroria themelore publike e Strugës akuzon kryetarin e Komunës së Strugës për papërgjegjësi në punë.

Sipas aktakuzës, Merko si zyrtar – kryetar i Komunës së Strugës, më 31 janar 2022, me rastin e emërimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit – në shkollën fillore komunale në fshatin Labënishtë, ka emëruar një person i cili nuk ishte në mesin e të punësuarit, siç është paraparë me Ligjin për arsimin fillor, dhe i emëruari nuk ka pasur përvojë adekuate të punës në punë edukative. Me këtë Merko ka mundësuar që personi të emërohet në pozitë dhe t’i paguhet paga si u.d. drejtor për 19 muaj, duke i shkaktuar shkollës dëm në shumën totale të pagave dhe kontributeve të paguara në mënyrë të pabazë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Selvije Jao e nis vitin e ri me një kujtim që prek zemrat për Shpat Kasapin

Selvije Jao e ka nisur vitin e ri mes emocionesh të forta dhe një kujtimi prekës për bashkëshortin e saj, Shpat Kasapi. Në një...

Trenjakët, foshnjat e para të lindura në QKUK në vitin 2026

Trenjakë janë fëmijët e parë që kanë lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në vitin 2026, duke shënuar simbolikisht fillimin e një...

RRETHIMI S’U ÇA- Limaj pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

“Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën”, ka thënë Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasi që partia që ai drejton nuk arriti që...

Gazeta italiane “CORRIERE DELLA SERA” për fitoren e Kurtit: Korrupsioni e krimi në qiell

Gazeta italiane, Corriere Della Sera, ka shkruar për fitoren e Kurtit, duke e cilësuar atë si populist e si “Che Guevara i Ballkanit”. Aty...

Krenaria për “killerin” kosovar

Promovimi në NAVI Më 30 qershor, një nga klubet më të mëdha në sportet elektronike, Natus Vincere, njoftuan promovimin e talentit 18-vjeçar, Drin Shaqiri, nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu