SHBA i dërgon propozim për ar*ëpushim Hezbollahut, ministri izraelit: Jemi afër një marrëveshjeje

Izraeli është më afër arritjes së një marrëveshjeje me Hezbollahun që nga fillimi i luftës, por duhet të ruajë lirinë për të vepruar brenda Libanit nëse shkelet ndonjë marrëveshje, tha Eli Cohen.

Siç raporton Times of Israel, ish-ambasadori izraelit në OKB dhe ministri aktual i Energjisë, në një intervistë për “Reuters”, tha: “Unë mendoj se jemi në një pikë ku jemi më afër një marrëveshjeje sesa kemi qenë që nga fillimi i luftës”.

Një pikë kyçe për Izraelin, thotë ai, është të sigurojë se do të ruajë lirinë e veprimit nëse Hezbollahu kthehet në zonat kufitare ku mund të përbëjë një kërcënim për komunitetet izraelite.

“Ne do të jemi më pak të butë se në të kaluarën në lidhje me përpjekjet për të krijuar bastione në tokat afër Izraelit”, tha Cohen.

Një përgjigje nga Libani ndaj një propozimi për armëpushim dërguar Bejrutit nga SHBA mund të vijë brenda 24 orëve të ardhshme.

Sekretari i Çështjeve Strategjike Ron Dermer ishte në Uashington këtë javë për t’u takuar me zyrtarë të administratës Biden për finalizimin e propozimit, duke përfshirë garancitë me shkrim se Izraeli ka lirinë e veprimit kundër kërcënimeve të Hezbollahut në Liban.

Sipas Axios, Dermer u takua gjithashtu me Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në udhëtimin e tij. /vizionplus.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çka humb Kosova nga pezullimi i Dialogut Strategjik?

SHBA-ja, të premten, pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë u theksuar se këto zhvillime kanë kufizuar aftësinë e...

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak? Mojsilloviq: Po bëjmë përgatitjet

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, lidhur me paradën e ardhshme ushtarake në Beograd, tha se ushtria serbe nuk...

“SHBA ndëshkon bojkotet kundër Izraelit: A rrezikohet liria e shprehjes?”

Ndalimi, përpjekja e fundit legjislative për të synuar lëvizjen e Bojkotit, Shpronësimit dhe Sanksioneve kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Izraeli, ose...

⁠Kurti, izolim nga Perëndimi – lidhje vetem me Shkupin

(Nga: Mero Baze) 14.09.2025 Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar për forcimin e lidhjeve...

Qytetarët e Kosovës kërkojnë liderë të rinj, zbulon sondazhi i IRI

Një sondazh i realizuar nga instituti amerikan tregon se 50 për qind e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi ka nevojë për liderë të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu