Çitaku: Nëse as Biden as Trump nuk bëjnë, Kurti duhet ta shikojë veten në pasqyrë

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në një intervistë për RTV21 ka kritikuar Qeverinë Kurti për prishje të raporteve me aleatët e Kosovës, veçanërisht me SHBA-të. Sipas saj, përfaqësuesit e Qeverisë dhe vet kryeministri Kruti në vazhdimësi ka qenë kundër zyrtarëve të lartë të SHBA-së duke i quajtur, siç tha, naiv.

‘’ Në fillim kërkonin me çdo kusht largimin e Grenellit, pasi u largua Grenelli dhe erdhi Blinken filluan sharjet, fyerjet dhe etiketimet edhe karshi Blinkenit edhe karshi Escobarit. Në fillim Lajçaku ishte i duhur dhe i dashur, pastaj filluan sharjet dhe etiketimet edhe karshi tij. Nëse Clinton nuk bënë, Bush nuk bënë, Obama nuk bënë, Trump nuk bënë, Biden nuk bënë, është koha ta shohësh vetën pak në pasqyre. Kosova ka arritur suksese të mëdha, të jashtëzakonshme kur është koordinuar me aleatët. Është mrekulli mënyra se si jemi krijuar si shtet, dhe kjo mrekulli do të ishte e pamundur pa mbështetjen e fuqishme të aleatëve tanë”, tha Çitaku.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka komentuar edhe emërimet e reja në Administratën e presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump. Tha se raportet Kosovë-SHBA nuk varën se kush emërohet në postet kyçe në SHBA, por varët nga qasje e Qeverisë së Kosovës.

‘’Siç thonë, njeriu bënë fushatë me poezi e qeverisë me prozë. Emërimet e presidentit të ardhshëm të SHBA-ve janë të pritshme. Janë emra që kanë qarkulluar nëpër analiza. Ajo që është e rëndësishme të thuhet për ne këtu në Kosovë, ka pasur vazhdimisht konsistencë, një qëndrim mbi partizan, një mbështetje mbi partizane edhe nga kampi republikan edhe nga kampi demokrat. Në tri dekadat e fundit, dallimet ndoshta kanë qenë ndoshta në nuance, në intensitetin e përfshirjes në dinamikë. Mirëpo, orientimet strategjike të SHBA-ve në raport me Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën nuk ka ndryshuar pavarësisht ndryshimeve në administratat në SHBA. Nga Shtëpia e Bardhë Kosovës gjithmonë i kanë ardhë lajme të mira. Mirëpo, raporti i Kosovës me SHBA-të nuk varët vetëm nga zgjedhjet në SHBA. Nuk diktohet vetëm nga se kush është sekretar shteti, apo president apo këshilltar për siguri kombëtare, varët shumë nga kush e udhëheq Republikën e Kosovës. Në këto katër vitet e fundit ne kemi pasur në SHBA një Administratë e cila ka pasur mbamëndje personale dhe përfshirje personale në çështjen e Kosovës. Presidenti Biden dhe familja e tij janë shumë ngushtë të lidhur me Kosovën. Sekretari Blinken ka qenë një nga personat kyç edhe gjatë Administratës së presidentit Clinton kur është bërë ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë. Mirëpo, cfarë kemi bërë ne me këta miq të Kosovës në SHBA, kryeministri ynë i ka quajtur naiv. Sekretarin e shtetit Blinken kryeministri ynë në një intervistë për një medium të madh ndërkombëtar e ka quajtur naiv. Ka pasur një gjuhë shumë të pa kalibruar në raport me secalin të dërguar të posaçëm të SHBA-ve. Edhe me Palmer edhe me Escobar edhe më të tjerë. Kështu që natyra e raporteve më shumë varët nga ne këtu në Prishtinë”, tha Çitaku.

Sipas sekretarët së PDK-së, Vlora Çitaku, shtetëndërtimi i Kosovës është si rezultat i mbështetjes së aleatëve, në veçanti i SHBA-së ndaj vendit. Por, sipas saj, si rezultat i shpërfilljes së kërkesave të aleatëve, Kosova ka përfunduar në një situatë ku ka zbehje të ambicies së aleatëve për ta mbështetur Kosovën.

“Një gjë është e sigurt, Kosova mund të imponohet në Uashington dhe jo vetëm, por edhe në Bruksel edhe në Paris edhe në Londër edhe në Berlin, por mund të imponohet vetëm si zgjidhja e problemit, si palë konstruktive e jo si problem. Është shumë e rëndësishme që Kosova të koordinojë hapat me aleatët kyç. Koordinimi me SHBA-të nuk është nënshtrim, koordinimi me aleatët brenda NATO-s nuk është nënshtrim është fuqizim i Kosovës. Në këto tri dekadat e fundit secila fitore historike dhe epokale e Kosovës ka ardhë si rezultat i këtij bashkërendimi, i këtij koordinimi. Fatkeqësisht, ne kemi pasur në krye të institucioneve individ të cilët e kanë shpërfillur cdo aleancë që Kosova e ka ndërtuar me shumë mund dhe me shumë sakrificë. Si rezultat i kësaj sjellje të papërgjegjshme kemi përfunduar në një situatë ku ka zbehje të ambicies së aleatëve tanë lidhur me Kosovën. Imagjinojeni në vitin 2024 Kosova është nën sanksione nga BE-ja. Kosova në katër vite nuk ka pranuar asnjë njohje të re, nuk ka asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare, përkundrazi ka degradim të raporteve me aleatët. Njohja e fundit në fakt i ka ardhur nga Shtëpia e Bardhë nga presidenti Trump, njohja nga Izraeli”, tha Çitaku.

Ish-ambasadorja Çitaku, po ashtu ka kritikuar Qeverinë edhe për mungesë transparence dhe koherence në raport me marrëveshjet që janë arritur në Bruksel dhe atë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020.

“Tek marrëveshja e Uashingtonit, kryeministri Kurti ka implementuar shumë pika të asaj marrëveshje pa thënë se po i implementon ato. Ndërkohë, sa i përket marrëveshjeve të Brukselit edhe këtu kemi një kakofoni nga vet bartësit e institucioneve, njëri thotë se e kemi pranuar, tjetri thotë nuk e kemi pranuar. Vet kryeministri të hënën thotë se e ka pranuar, të martën thotë se nuk e ka pranuar, pra ka një paqartësi nga vet ana e kryeministrit. Për më tepër, marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit përfaqësojnë ofertën më të varfër që ka pranuar Kosova në tri dekada”, tha Çitaku për rtv21.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zeqiri godet VLEN-in: “Korridori 8 nuk filloi me selfie-t tuaja, por kur ju e shanit!

Historia nuk fillon me ju. Korridori 8 filloi kohë më parë, nga një Qeveri tjetër, me njerëz të tjerë, filloi atëherë kur ju e...

Vrasje në Shkup: burri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Publike Themelore e Shkupit sot ka kryer hetim në vendin e ngjarjes në shtëpinë familjare në Shkup, ku sipas...

Evropianët po e braktisin platformën X të Muskut

Sipas një raporti të ri të publikuar në rrjetin social X, në pronësi të Elon Musk, evropianët po e braktisin masivisht këtë platformë. Të dhënat...

Shitjet e Teslës në Suedi bien me 80%

Regjistrimet e automjeteve Tesla në Suedi ranë nga 1,052 në vetëm 203 gjatë muajit prill – një rënie prej 80.7%. Kjo rënie vjen mes një...

Shtëpia e Bardhë publikon foton, Donald Trump i veshur si Papë

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në rrjetet sociale i veshur si Papë pak ditë para mbledhjes së Konklavës që do të zgjedhë pasuesin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu