Shtetasi i Brazilit kapet me 2 kg kokainë në Aeroportin e Shkupit

Shkup, 10 nëntor – Një shtetas i Brazilit është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Shkupit, pasi është kapur me 2 kg kokainë. Sipas njoftimit të MPB-së, i njëjti ka deklaruar se ka qenë i angazhuar nga shtetasit e RMV-së, për transport të substancës narkotike.

“Në njërën nga dy valixhet e D.S.A.D. u gjetën dy kilogramë kokainë. Është zhvilluar një bisedë zyrtare me D.S.A.D., i cili ka pranuar se për transportin e drogës nga Sao Paulo për në Shkup është angazhuar nga një shtetas i Maqedonisë, për një shumë prej 5000 euro”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në bazë të informacioneve të marra nga shtetasi i Brazilit, policia ka identifikuar 3 persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në organizimin e transportit të drogë, dy prej të cilëve janë privuar nga liria.

“Në Ohër është kryer bastisje te vëllezërit Q.N. (36) dhe H.N. (28), të cilët janë privuar nga liria pas bastisjes. Po ashtu, zyrtarë policorë nga DPB-Strugë kanë kryer kontrolle në dy lokacione, te S.K. (36), për të cilët është lëshuar urdhër arresti”, shtojnë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se do të dorëzojnë sot në Prokurori kallëzim penal ndaj 4 personave, që janë të përfshirë në transportin e 2 kg kokainë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti sot zyrtarisht merr detyrën si kryetar i Komunës së Çairit

Sot pranova detyrën si Kryetar i Komunës së Çairit. Nga sot po rikthehem në vendin tim, mes njerëzve të mi, me nder, me përulësi...

Konjufca: Një qeveri pa Albin Kurtin kryeministër është kompromis i madh, tash radhën e ka opozita

I mandatuari për kryeministër, Glauk Konjufca, ka folur në mbledhjen e Këshillit. Ai ka thënë se tash është në radhën e opozitës. “Një qeveri pa Albin...

Blerta Deliu: Mandatari i ri pa shumicë është lojë për të fituar kohë- zgjedhjet janë zgjidhja

Deputetja e PDK-së Blerta Delliu ka reaguar pasi Glauk Konjufca u propozua mandatar i dytë për kryeministër të vendit.Deliu thekson se ‘Mandatari i ri...

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

Glauk Konjufca është propozuar për mandatar për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka mbledhur sot Këshillin e Përgjithshëm. Konjufca është propozuar pasi...

Ramis Aliu: Fitorja e bashkimit dhe e shpresës në Dollnen

Ramis Aliu: “Një zë i fuqishëm i popullit u dëgjua – vendosi drejtësia, vendosi e bardha ndaj të zezës” Pas përfundimit të procesit zgjedhor në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu