OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza

Më shumë se 100 pacientë, përfshirë fëmijë, do të largohet nga Rripi i Gazës të mërkurën, njoftoi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH-ja thotë se më pak se 300 pacientë janë evakuuar nga Gaza prej fillimit të majit, kur Izraeli e zgjeroi ofensivën ushtarake në drejtim të jugut dhe e mori nën kontroll pikëkalimin kufitar Rafah mes Gazës dhe Egjiptit, i cili përdorej për evakuimin e pacientëve.

Rik Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për Territorin e Okupuar Palestinez, tha se pacientët, në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë me lëndime traumatike dhe sëmundje kronike, do të largohen përmes pikëkalimit me Izraelin në Kerem Shalom.

Sipas marrëveshjeve me OBSH-në, pacientët do të dërgohen në Emiratet e Bashkuara Arabe nga aeroporti Ramon në jug të Izraelit, ndërsa disa të tjerë do të transferohen në Rumani, shtoi ai.

I pyetur nëse Izraeli e ka aprovuar evakuimin e tyre, ai tha se shpreson se autoritetet izraelite do ta lehtësojnë transferimin e tyre.

Ai tregoi se më shumë se 12.000 pacientë janë në pritje të transferimit, duke shtuar se “ne nuk mund të vazhdojmë kështu më”.

Izraeli nuk e ka komentuar transferimin e pacientëve deri tani.

Palestinezët në Rripin e Gazës janë goditur rëndë nga shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lufta u shkaktua kur luftëtarët e Hamasit u futën në jug të Izraelit më 7 tetor 2023 dhe i vranë rreth 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Prej atëherë, hakmarrja e Izraeli e ka shkatërruar Gazën, si dhe i ka vrarë mbi 43.000 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ahmeti për të pakënaqurit nga Kongresi: Ata që ikin pse s’kanë funksione, lirisht le të ikin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në brifingun me gazetarët u pyet për reagimet nga të pakënaqurit me rezultatet nga Kongresi i pestë i...

Ambasada e SHBA-së në Shkup konfirmon: Aggeler nuk do të jetë më ambasadore

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit...

A do të “zgjohen një ditë shqiptarët Iliridës”?

Javën që lamë pas u mbajt kongresi i pestë i integristëve ku në fund të punimeve lideri i tyre Ali Ahmeti, u rizgjodh edhe...

“Çdo shekull ka heroin e vet, ky shekull t’ka ty”, mesazh i fortë i Lajçit për Kurtin

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me loken Xhemile Gashi nga Peja, duke publikuar një mesazh të gjatë për...

🇲🇰 🇺🇸 Ambasada e SHBA-së në Shkup konfirmon: Aggeler nuk do të jetë më ambasadore

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu