Vazhdojnë hetimet për ish nëpunësit policorë, Toshkovski: Dëshmitë janë marrë nga SKY

Vazhdon hetimi për 3 personat, dy prej të cilëve ish nëpunës policorë që kanë përfunduar në paraburgim pas dyshimeve se kanë dhënë sekrete hetimore dhe kanë shitur aksione policore në favor të grupit të Gërçecit. Ministri I Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, konfirmon se si dëshmi janë marrë bisedat e nxjerra nga aplikacioni SKY, ndërsa nënvizon se ekziston një numër i madh i dëshmive për vepra të kryera penale.

“Informacionet që janë marrë si material dëshmie, janë prej aplikacionit SKY. Në korniza të së njëjtës, sipas informacioneve që i kam, ekzistojnë numër i madh i dëshmive për vepra të kryera penale dhe në periudhën në vazhdim do të vijojnë më shumë procedura, me të cilat do të tregojmë luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lëvizja Arbëria drejt finalizimit të marrëveshjes me VLEN-in për zgjedhjet lokale

Lëvizja Arbëria po hyn në fazën përmbyllëse të arritjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi me koalicionin VLEN për zgjedhjet lokale të tetorit. Ky hap është fryt...

Furkan Saliu shpërthen ndaj Kasamit: “Po dukesh si kryetar i degës së VMRO-së në Tetovë”

Furkan Saliu kritikon Kasamin: “Po hyni në grackën e Mickoskit, pasojat do të jenë të dhimbshme” Gazetari Furkan Saliu ka reaguar pas deklaratës së kryetarit...

Trump po shqyrton sulme ushtarake kundër karteleve të drogës në Venezuelë

Ideja është që ky veprim të mund të dobësojë kontrollin e Maduros mbi pushtetin dhe potencialisht ta detyrojë të largohet, por pa hyrë në...

Deklarimet e “Presdnikut të Skupštinës” dje dhe sot!

"Presdniku i Skupštinës së državës Severna" z. Gashi, pasi erdhi në krye të Skupštinës ndryshoi qëndrimet e tij në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe...

Lubotenit Bastion i VMRO-së,në mbështetje të fuqishme për Darko Kostovskin!

Banorët e Lubotenit i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit të komunës së Butelit, Darko Kostovski, i cili tashmë kandidon për mandatin e dytë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu