Filluan punimet në autostradën Prilep-Manastir / Mickoski: Në fund të 2027-tës do të bëhet gati

Më në fund punët në terren janë të dukshme, theksoi kryeministri Mickoski i cili ishte në terren për të inspektuar aktivitetet ndërtimore në autostradën Prilep-Manastir. Ai shtoi se po punohet intensivisht, dhe pret që deri në fund të 2027-tës të përfundojnë punimet.

“Është hapur një sipërfaqe prej 8 kilometrash në të gjithë trasenë, e deminuar tërësisht, e zgjidhur në të drejtën pronësore, siç tha drejtori NPRRSH, në periudhën në vijim dhe ato 350 parcela të mbetura do të vendosen në ligjin pronësor, është e rëndësishme se jemi praktikisht përpara dinamikës që kanë pasur kompanitë e ndërtimit për të mos ngadalësuar procesin dhe me sa kam dëgjuar në një bisedë nga përgjegjësit, do të duhen afërsisht 3 vjet deri në fund të 2027-ës”,u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.

Drejtori i NP “Rrugët Shtetërore” Koce Trajanovki theksoi se qytetarët e Prilepit, Manastirit dhe Resnjës me këtë rrugë do të kenë kushte më të mira për biznes.

“Shpresojmë që më së voni për 3 vite me këtë ritëm, me këtë progres që për 3 vite më së voni kjo pjesë do të jetë gati. Nga Prilepi deri në Manastir dhe qytetarët e Prilepit, Manastirit, Resnjës do të kenë mundësi të lëvizin në këtë rrugë, të kenë kushte më të mira edhe për zhvillim edhe për ekonominë dhe për bizneset”, tha Koce Trajanovski, drejtor i NP “Rrugë Shtetërore”.

Ndërsa ambasadorja e SHBA-ve thotë se është shumë e kënaqur nga puna e kompanisë e cila po e ndërton këtë rrugë me rezultate konkrete.

“Asnjë fjalë nuk mund ta zëvendësojë demonstrimin e punës së vërtetë dhe përparimit të dukshëm. Dhe sot ne jemi në gjendje të shohim atë progres dhe të dimë se kjo është duke u zhvilluar dhe sot me të vërtetë i duartrokas ata që kanë bërë shumë punë,” tha Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-së.

Nga Bechtel dhe Enka, u theksua edhe një herë rëndësia e jashtëzakonshme për qytetarët dhe biznesin lidhur me nevojën për rrugë më të shpejta dhe më të sigurta, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin më të madh socioekonomik.
Ndryshe punimet për korridorin 10d kanë filluar në maj të 2023-tës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Khamenei përzgjedh pasardhësit potencialë në rast se vritet

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka përmendur tre klerikë si kandidatë për ta pasuar në rast se vritet, ka raportuar New York...

“Fantazmë” mbi Golan: Dron sekret izraelit apo ‘Bisha e Kandaharit’

Një video që tregon një mjet ajror pa pilot në formë krahu fluturues, me shumë gjasa i filmuar mbi qiellin e Lartësive të Golanit,...

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Krasniqi u zotua se do të angazhohet për ta rikthyer PDK-në si partinë e parë në vend Memli Krasniqi, është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike...

SHQIPËRI“Shqipëria po mbron një shtet që vret fëmijë” – Andi Bushati shpërthen ndaj qeverisë: “Qëndrim ekstremist pro-Izrael, po bëheni më katolikë se Papa!”

Një përballje e ashpër është zhvilluar mes analistit Andi Bushati dhe ministrit të Jashtëm Igli Hasani gjatë emisionit “Top Story” në lidhje me qëndrimin...

Aksident dramatik shndërrohet në shpërthim fishekzjarrësh në rrugë

Një ngjarje dramatike dhe njëkohësisht surrealiste ka ndodhur pasditen e sotme në një nga rrugët kryesore të Kinëz, ku një kamion i ngarkuar me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu