Kërkesat e KOSM për Qeverinë e re, ndryshimi i Ligjit për marrëdhënie të punës dhe rritjen e pagave

Kryesia e Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë mbajti takim me zëvendësministrin e politikës sociale, Gjoko Vellkovski dhe atë të ekonomisë Marjan Risteski për t’i shqyrtuar çështjet më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

“Dje kemi biseduar në javën e ardhshme do të kemi me punonjësit shëndetësorë, edhe atje është paralajmëruar rritje. Është e dhimbshme për punëtorët, më ne fund shpresoj qe kjo qeveri ta kalojë ligjin për marrëdhëniet e punës, tash 7 vjet nuk e kemi kaluar. Atje është një pyetje e dhimbshme, i kemi dëgjuar punëdhënësit çdo ditë tregojnë nuk ka punëtorë, si do të ketë punëtorë kur punëtori do të punësohet, fjala është për sektorin privat, me punësim të përkohshëm, 3 muaj-6 muaj, 1 vit dhe ai punëtor nuk ndihet i lirë, nuk ndihet i sigurt, patjetër të ndryshohet ajo pjesë e ligjit për marrëdhënie pune”, tha Marjan Risteski – kryetar i KOSM-it.

Zëvendësministri për politikë sociale, demografi dhe rini Gjoko Vellkovski theksoi se do të diskutojnë të gjitha çështjet e hapura që kanë sindikalistët në këtë moment.

“Të gjitha ato probleme 7 vite më parë, që nuk janë zgjidhur erdhi momenti ja kjo qeveri t’i zgjidh dhe në të vërtetë morëm fjalë për fjalë qëndrim që të gjitha këto problem të zgjidhen. Për gjithçka duhet kohë dhe hapësirë, sepse asnjë shkop magjik, as brenda natës, nuk mund t’i zgjidhim, në veçanti kur punohet për të holla, mjete që janë planifikuar, dhe ne duhet të heqim dorë nga diçka dhe që të përfitojmë në anën tjetër, kështu që do të punojmë për të gjitha ato pyetje që do t’i marrin përsipër sindikatat e tyre”, theksoi Gjoko Vellkovski – zëvendësministër për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

“Si Ministri e ekonomisë dhe punës, nga muaji nëntor kompetencat e punës kalojnë në juridiksionin tonë, dhe atë që e kemi premtuar përpara se t’i marrim kompetencat, do të vazhdojmë edhe më tej t’i realizojmë me punë transparente dhe dialog social në nivel të lartë me sindikatat në Maqedoni me punëdhënësit, me odat ekonomike, si dhe me ndërtimin e politikave reale për një bazë reale dhe me parametra realë ekonomikë që do të japin një rezultat të shkëlqyer në të ardhmen”, deklaroi Marjan Risteski – zëvendësministër i Ekonomisë dhe Punës.

Ndryshe në muajin e kaluar, pagat në arsim u rritën prej 5%, nga muaji mars mësimdhënësit do të kenë rritje prej 7%, ndërsa në vazhdimësi deri në vitin 2028 do të vazhdojnë t’ua rrisin pagat deri në 12%.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu