Mesi: Gjithçka që kam arritur është falë Zotit, në të ardhmen nuk dua të jem trajner

Në një intervistë për gazetarin e famshëm italian, Fabrizio Romano, futbollisti argjentinas Lionel Mesi ka folur për disa tema, ndërsa ndër të tjera ka treguar se nuk dëshiron të bëhet trajner kur të përfundojë karrierën e tij futbollistike. Edhe pse nuk e ngarkon veten me plane për të ardhmen, Mesi është absolutisht i sigurt për një gjë.

“Unë nuk dua të jem trajner, por ende nuk jam i sigurt se çfarë do të doja të bëja në të ardhmen. Tani e vlerësoj shumë më tepër atë që bëj çdo ditë, kështu që mendoj vetëm të luaj, të stërvitem dhe të kem argëtim”, ka thënë fillimisht Messi.

Paraqitja e tij për Argjentinën në Kupën e Botës 2026 është gjithashtu e pasigurt.

“Sinqerisht, nuk e di. Më kanë bërë këtë pyetje disa herë, veçanërisht në Argjentinë. Shpresoj ta përfundoj sezonin në një mënyrë të mirë dhe më pas të kem përgatitje të mira, diçka që nuk e kam pasur sezonin e kaluar për shkak të kësaj do të shoh se çfarë do të ndodhë dhe si do të ndihem në futboll, kështu që do të jetoj ditë pas dite pa menduar shumë për të ardhmen”.

Mesi është shumë i lumtur me karrierën e tij të pabesueshme.

“Lëri njerëzit të më kujtojnë ashtu siç duan. Unë jam shumë mirënjohës për karrierën time, arrita gjithçka që doja falë Zotit. Ëndrra ime më e madhe ishte të fitoja Kampionatin Botëror, luftova për të për një kohë të gjatë dhe më kushtoi shumë. Kam pasur shumë fat që të fitoj gjithçka me Barcelonën, me ekipin kombëtar dhe të kem një jetë dhe familje të bukur, i jam mirënjohës Zotit për gjithçka që kam kaluar”.

Inter Miami forward Lionel Messi (10) celebrates with his teammates during a ceremony for winning the Supporters’ Shield after an MLS soccer match against the New England Revolution, Saturday, Oct. 19, 2024, in Fort Lauderdale, Fla. (AP Photo/Lynne Sladky)
Ai gjithashtu gëzon Inter Majamin, duke thënë se dëshiron ende trofe.

“Ne duam titullin në MLS. Gjatë vitit kemi bërë shumë gabime qesharake që mund t’i kishim shmangur. Në play-off nuk duhet të ndodhë sepse mund të rezultojë në eliminim. Mendoj se jemi ndër favoritët. Klubi nuk ka kufij, kjo është filozofia, ata treguan se me gjithçka që kanë bërë deri më tani, ne duhet të vazhdojmë të rritemi në mënyrë që të jemi të mëdhenj në MLS, dhe pse jo në të gjithë botën”, përfundoi argjentinasi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu