S’ka paralajmërime për Qeveri të qëndrueshme në Sofje – Murtezani: Tani është koha që të punohet për zgjidhje

Nuk ka paralajmërime nga liderët politikë bullgarë se së shpejti do ta formojnë Qeverinë. Nuk kanë filluar as negociatat zyrtare mes partive dhe pritet që të konstituohet parlamenti i ri. Megjithatë pritjet e opinionit janë të fokusuara në mundësinë për koalicion mes dy partive më të mëdha – GERB të Bojko Borisovit dhe “Vazhdojmë me ndryshimin” të Kirill Petkovit. Por nga partia e Petkovit theksuan se kushti i tyre është që Borisov të mos jetë kryeministër.

Ndërkohë autoritetet vendase nuk zbulojnë a kanë plan B nëse në Bullgari nuk formohet qeveri e qëndrueshme politike, me të cilën do të bisedohej për zhbllokimin e procesit eurointegrues.

Euroambasadori në vend, Mihalis Rokas, në pyetjen nëse për Bruksel janë të pranueshme ndryshime kushtetuese me prapaveprim, ai u përgjigj se nuk do që të spekulojë me hipoteza. Ai përsëriti se Maqedonia ka marrë obligim për ta ndryshuar Kushtetutën që të përparojë në rrugën drejt BE-së.

Rokas theksoi se qëllimi i BE-së është që të hapen klasterët negociues me vendin tonë sa më shpejt që është e mundur.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Boksieri pëson goditje elektrike gjatë ndeshjes

Boksieri rus, Ivan Parshikov, u godit nga rryma elektrike pas fitores së tij të fundit Boksieri rus, Ivan Parshikov ishte me fat që mbijetoi pas...

Izraeli paralajmëron operacion të madh në Jemen, Irani: Nuk ka armëpushim

Një zyrtar i lartë izraelit ka deklaruar se Izraeli është duke u përgatitur për një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në Jemen, i...

Përfundon takimi mes krerëve të partive politike në Kosovës, asnjë rezultat!

Korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami bën me dije se ky takim është mbyllur pa rezultat. “Ne kërkuam që nesër të mos vazhdojmë...

SHBA, Gjykata Supreme ndalon librat me përmbajtje LGBTQ në shkolla

Një vendim i bujshëm i Gjykatës Supreme në SHBA ka vendosur në anën e prindërve të shtetit të Merilendit, duke i lejuar ata të...

‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

Vladimir Putin shprehu besimin e tij se Rusia do të dalë fitimtare nga lufta që i shpalli në shkurt të vitit 2022 Ukrainës, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu