Juria dëgjon dëshmitarin që thotë se i ka videot që shfaqin veprat e Diddyt

Tre burime i kanë thënë CNN-it se një juri federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbajtur mbledhje rregullisht përgjatë hetimeve të vazhdueshme në rastin e reperit P. Diddy, që akuzohet për krime seksuale.

Njëri nga burimet ka thënë se anëtarë të kësaj jurie të enjten kanë paraparë të dëgjojnë një dëshmitar i cili pretendon të ketë disa video, në të cilat shihen disa të famshëm si viktima të veprave të Combsit.

Avokatja Ariel Mitchell i ka thënë CNN-it se një nga klientët e saj është thirrur të dëshmojë para jurisë të enjten. Ky klient, i cili është burrë, nuk ka ngritur asnjë padi kundër Diddyt, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, dhe nuk po pretendon se është viktimë e krimeve asnjërit nga krimet seksuale, të cilat pretendohet t’i ketë kryer Combs. Avokatja ka thënë se ai është dëshmitar që ka prova dhe informacion rreth akuzimeve për abuzime seksuale e krime të tjera që ka bërë Combs, në disa prej të cilave përfshihen të famshëm të tjerë.

“Ne jemi këtu që të zbatojmë urdhrin e gjykatës”, ka thënë Mitchell për CNN, duke mos e zbuluar identitetin e klientit të saj, të cilin as CNN nuk e ka publikuar deri më tash.

Mitchell përfaqëson edhe dy gra që e akuzojnë Combsin. Në njërën nga këto çështje, ajo ka kërkuar nga gjykata që të tërhiqet, me arsyetimin se klientja e saj ka veprime të dyshimta.

Përfaqësuesit e Combsit nuk i janë përgjigjur kërkesës së mediumit për të dhënë komente për dëshmitarin me të cilin po takohet juria.

Një tjetër burim, i cili është njohës i kësaj çështjeje, më parë pati thënë për CNN-in se akuzues e dëshmitarë vazhdimisht mbajnë takime me jurinë, që kur Combs është arrestuar.

“Juria gjithnjë po mban takime. Hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë ky burim të mërkurën. Një burim tjetër, i cili po ashtu është i afërt me çështjen në fjalë, ka thënë se juria nuk po ndalet.

Lajmet për takimet e vazhdueshme që po bën juria federale, vijnë pasi autoritetet shtetërore, të mërkurën kanë deklaruar se kanë siguruar disa materiale, përfshirë video, audio-incizime e mesazhe nga më shumë se 60 pajisje e llogari që janë në emër të Combsit.

Në deklaratën e tyre, e cila përmban 49 faqe, autoritetet pretendojnë se materialet e radhës do të përfshijnë komunikime me dëshmitarë e viktima, incizime që kanë lidhje me festat e ashtuquajtura “të çmendura” si dhe të dhënat bankare ku tregohen pagesat ndaj viktimave.

Combs, të cilit vazhdimisht po i grumbullohen paditë për krime seksuale, aktualisht ndodhet në paraburgim në Brooklyn të New Yorkut dhe i ka mohuar të gjitha akuzat. Mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përfshirë dorëzaninë prej 50 milionë dollarësh.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kosova me tre xhudistë në Kampionatin Botëror

Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos është gati të nisë! Kampionati Botëror për Senior, një arenë ku garojnë xhudistët...

Ambasadori Shqipërisë thumbon Qeverinë, organizon pritje për Nedim Bajramin

📍Pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të shpërblyer dy klube dhe 22 sportistë, të gjithë të përkatësisë maqedonase, ka ardhur një...

Rrnoft “država Severna Makedonija”!

(Nga:Medai Shaholli) Këta dy trimat e VREDI-t që kanë pozuar anash në foton e mëposhtme janë vasalët e despotit Micko, të cilët në emër të...

Shqiptari shpallet hero në Greqi, shpëtoi dy të mitur nga mbytja në lum

Duket se një akt humanizmi ka bërë jehonë në Greqi, ku një emigrant shqiptar nga Berati, Levian Goga, ka shpëtuar dy fëmijë të mitur...

SAPO NDODHI – Tragjedi e madhe! Rrëzohet avioni me 200 persona në bord! VIDEO-FOTO e para nga vendngjarja

Një avion Boeing 787 Dreamliner i kompanisë ajrore Air India është rrëzuar pak pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel në Ahmedabad, Indi....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu