Tri banka në Maqedoni për 9 muaj kanë fituar mbi 161 milionë euro, vetëm nga kamatat kanë mbledhur rreth 230 milionë euro

Më shumë se 161.5 milionë euro është fitimi i përbashkët i tri bankave më të mëdha në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Këto të dhëna janë për 9 muajt e këtij viti, ndërsa sipas pari.mk, fitimi pritet të rritet.

Pjesa më fitimprurëse e biznesit bankar është kreditimi, por edhe tarifat për shërbimet që ofrojnë këto banka.

Tri bankat së bashku nga interesi (kamatat) kanë arritur fitim neto prej 204.4 milionë euro.

Nëse merren parasysh faturat mes kamatës së paguar dhe pagesave të depozitave, më së shumti para ka fituar “Stopanska banka” – 75,5 milionë euro. Që shënon rritje të fitimit për 11 për qind.

Vijon “Banka Komerciale” me rritje prej 16.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa shuma është 72.3 milionë euro.

Rritje më të madhe krahasuar me vitin e kaluar ka arritur “NLB Bank”, me 20.1 për qind. Shuma neto e të ardhurave nga interesi në këtë bankë është 56.6 milionë euro.

Sigurisht, shumat janë më interesante nëse shihen vetëm kamatat llogaritura dhe të të paguara, ku shuma arrin 229.9 milionë euro.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu