PAMJE/ Arabia Saudite po ndërton ndërtesën më të madhe në botë, një qytet të ri me 400,000 banorë

Arabia Saudite do ta çojë në një tjetër nivel arkitekturën modern.

Me një rrokaqiell 400 metra të lartë në formë kubi, Arabia Saudite shpreson të ketë ndërtesën më të madhe në planet.

Mukaab do të jetë struktura më e madhe e këtij lloji në botë dhe do të jetë pjesa qendrore e komunitetit të ri të Murabbasë së Re, një plan zhvillimi që do ta transformojë Riadin në një destinacion global.

Siç raportohet nga Bloomberg, Neë Murabba Development Co tashmë ka filluar gërmimin e më shumë se 10 milionë metra kub tokë për të përgatitur vendin, dhe në vitet e ardhshme do të jepen kontrata me vlerë miliarda rialë, duke pajisur Mukaab dhe zonën më të gjerë me qendra argëtimi, institucione arsimore, objekte shëndetësore dhe stadium me 45,000 vende.

Sipas Michael Dyke, drejtor menaxhues i Neë Murabba Development Co synimi është që Mukaabi të bëhet simboli i ri qendror i Riadit, ashtu si kryeqytetet e tjera të mëdha kanë monumentet e tyre.

Mukaab, përveç përmasave të tij, do të bëjë diferencën edhe me dizajnin e tij unik, i frymëzuar nga stili arkitekturor tradicional Najdi i Arabisë Saudite, i cili përfshin modele gjeometrike dhe trekëndësha të kryqëzuar në sipërfaqen e tij të jashtme.

Mukaab është një komponent qendror, përfshin gjithsej 18 komunitete që mund të strehojnë mbi 400,000 banorë. Faza e parë e ndërtimit të Neë Murabba do të përfundojë në vitin 2030, me qëllim që të jetë gati për Expo 2030, i cili do të presë mbi 190 vende./vizionplus.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu