Nikollovski: Nuk është paraparë autostradë Tetovë-Prizren, do të ndërtojmë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski akuzoi pushtetin e kaluar se vetëm është fotografuar për rrugën Tetovë-Prizren dhe se nuk ka projekt për të njëjtën, përcjell TV21. Nikollovski tha se për këtë rrugë nuk është paraparë ndërtim i autostradës, por ndërtim i magjistrales.

“Sërish duhet të jemi korrekt. E di se kështu dikujt nuk do t’i pëlqejnë përgjigjet. Fillimisht nuk është paraparë askund autostradë Tetovë-Prizren, është paraparë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren, që ka dallim të madh. Po duam që të ndërtojmë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren dhe do të ndërtojmë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren, me projekt të mirë, me financim të siguruar dhe me kontraktues të zgjedhur. Deri tani nga kjo nuk ka pasur asgjë nga ana jonë, nga ana e Kosovës duhet të përgjigjet Qeveria e Kosovës”, pohoi mes tjerash Nikollovski./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari thumbon Mexhitin, e quan veteran dhe pensionist të BDI-së

Kreu i ASH-së, Arben Taravari përmes një postimi në Facebook ka thumbuar zëvendëskryeministrin e parë Izet Mexhitin, duke nënvizuar se pushteti e verboi me...

Pas dështimit të seancave, presidentja Osmani nis konsultimet me partitë

Në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin institucional pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, presidentja Vjosa Osmani do të nisë të enjten konsultime me partitë parlamentare....

Kusari-Lila konfirmon që Kurti do t’i shkojë Osmanit në takim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar që kjo parti do të përfaqësohet nga kryetari Albin Kurti në takimin e ftuar nga presidentja...

Publikohet përgjimi i ri, nën petkun e fesë, Hysri Selimi biseda dhe skema me oficerin e BIA-s (VIDEO)

Një audio-përgjim i ri është publikuar në “Debat Plus” duke zbuluar një bisedë mes Hysri Selimit, tashmë i arrestuar nën dyshimet për spiunazh në...

Marta Kos: Serbia nuk ka plotësuar asgjë nga ato çfarë ka premtuar në dhjetor

“Unë nuk jam e kënaqur me atë që shoh në Serbi… Kryeministri i ri dhe kryetarja e parlamentit më kishin premtuan se reformat do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu