“Dubai, Barcelonë, Shtutgard, Basel” – Shkupi dhe Ohri me destinacione të reja fluturimi në vitin 2025

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot njoftoi linjat e reja ajrore që do të operojnë në Aeroportin e Shkupit dhe në Aeroportin e Ohrit nga viti i ardhshëm, përcjell TV21. Nikollovski tha se për herë të parë, Turkish Airlines do të operojë me fluturime në Aeroportin e Ohrit.

“Me krenari mund t’ju them se nga 30.03.2025, dy herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Dubai-Shkup, me FlyDubai. Gjithashtu me krenari mund të them se nga 30.06.2025, dy herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Barcelonë-Shkup. Nga 30.06.2025 tre herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Lion-Shkup. Tutje, nga viti i ardhshëm tre herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Shtutgard-Shkup. Rreth Aeroportit të Ohrit, dy herë në javë do të ketë fluturim Ohër-Basel/Mulhouse-Ohër dhe për mua ndoshta lajmi më i rëndësishëm rreth Aeroportit të Ohrit, është që Turkish Airlines fillon rregullisht me fluturime nga Aeroporti i Ohrit, tashmë nga 30.03.2025, me destinacion Ohër-Stamboll-Ohër”, tha mes tjerash Nikollovski./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kovaçev kërkon publikimin e emrave të personave me shtetësi bullgare: Në Maqedoni ka mbi 180.000 qytetarë me pasaporta bullgare

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Andrej Kovaçev, kërkoi miratimin urgjent të ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë bullgare gjatë një takimi me gazetarë...

Sulimani pyet Sejdiun – A djersiteni kur shihni se si Ministrja i ndërhyn Kasamit për të folur edhe maqedonisht?!

Në emisionin e TV21, Sulimani ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së ministres së Arsimit, e cila gjatë një konference për media e ndërpreu disa...

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin...

Prokurori Shpëtim Peci urdhëron rinumërim në Mitrovicë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së refuzojnë pa u hetuar manipulimet

rokurori Shpëtim Peci ka urdhëruar rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për parregullsi në procesin zgjedhor. Megjithatë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së...

Shaholli: Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Vredistët i kthejnë borxhin Albinit! Sot vredistët i kanë kthyer borxhin Albin Kurtit, për gjoja "fitoren" e djeshme, ku LVV mori 7 komuna nga 27...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu