Von der Leyen drejtuar Mickoskit: Të rinjtë nuk do të na e falin! Ta bëjmë realitet që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në konferencën e përbashkët me kryeministri Hristijan Mickoski në Shkup tha se qeveria duhet t’i mundësojë vendit që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, përcjell TV21. Der Leyen tha se nëse kjo nuk bëhet, të rinjtë nuk do të na e falin.

“I nderuar Hristijan, siç e di jam duke e vizituar Maqedoninë e Veriut rregullisht. Dhe e mbaj mend shumë mirë para tre viteve, ishte një moment i veçantë kur po festonim 30 vjetorin e shtetit tuaj dhe njoha njerëz të rinj me atë rast dhe ishte ndjesi e mirë, e dimë këtë, se sa shumë aspirojnë për të ardhmen e tyre të përbashkët. Të rinjtë në BE, të rinjtë në Ballkanin Perëndimor, të rinjtë në RMV, dhe mendoj që njerëzit e rinj asnjëherë nuk do të na falnin neve nëse nuk i përgjigjemi sfidës, kështu që ne jemi të vendosur që të sigurojmë në gjeneratën tonë, dhe ta bëjmë realitet që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE-së”, theksoi Ursula von der Leyen./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu