Krasniqi kërkon hetim dhe trajtim të thellë të bisedave ndërmjet Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar që komunikimi mes Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari–Lila dhe kryeterroristit, Milan Radoiçiq të hetohet nga organet e drejtësisë, meqë në vlerësimin e tij bisedat telefonike janë një skandal për të cilin duhet të ketë një trajtim më të thellë.

“Sepse po flasim në mënyrë të veçantë për kohën kur Milan Radoiçiq ka qenë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ,por edhe të Mbretërisë së Bashkuar. Krejt kjo ka ndodhur në më pak se një vjet, në kohën kur ky terrorist dhe kriminel e ka organizu dhe e ka udhëheqë sulmin terrorist ndaj Kosovës në Banjskë”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për Infokus.

I pyetur për një koalicion të mundshëm për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në mes të PDK-së dhe LVV-së, Krasniqi ka vlerësuar se ndasitë mes dy këtyre partive janë të mëdha.

“E kam të pamundur me pa rrugë që na bën bashkë me Vetëvendosjen. Kjo është përgjigja ime. Si mund të bëhemi bashkë, si dy parti të cilat kanë aq shumë dallime, edhe për të kaluarën, mirëpo sidomos për të ardhmen, që ideologjikisht qëndrojmë komplet ndryshe prej njëra tjetrës në temat e rëndësishme, duke përfshirë ekonominë”, ka shtuar ai.

Duke folur për situatën në veri të Kosovës, Krasniqi ka potencuar se Qeveria aktuale e Kosovës po e përdor këtë pjesë të territorit të banuar me shumicë serbe për të mbuluar dështimet në fushat e tjera.

“Është diçka që atij i ndihmon për me ia mbulu dështimet e tjera. Unë kam pas thënë prej fillimit që dialogun dhe veriun Kurti i ka pas si qebe, si jorgan. Krejt problemet e Kosovës ai i mbulon se e ngreh jorganin dhe thotë merrnu me veri se jemi të rrezikuar prej luftës dhe kjo është arsyeja e thjeshtë”, ka deklaruar Krasniqi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së!

Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së! Mali i Zi është i pari, në vendin e dytë jemi ne dhe Serbia dhe më...

“E hoqi ndalesën për Ahmed Kalajën”, Tim Shkupi akuzon Krenar Llogën, i drejtohet Mickoskit të reagoj!

Aktivisti Tim Shkupi ka publikuar një reagim të ashpër në rrjete sociale, drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, duke ngritur akuza serioze ndaj mos reagimit nga...

Kurti uron fitoren e VLEN-it në Maqedoni, por anashkalon Kërçovën dhe Bërvenicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin shqiptar VLEN për fitoren në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku ka arritur të marrë...

Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut

Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues shqyrtoi disa kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të...

Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu