Një familje shqiptare në komunën e Preshevës përjetoi një situatë të pazakontë dhe shqetësuese.

Një familje shqiptare në komunën e Preshevës përjetoi një situatë të pazakontë dhe shqetësuese.

Një polic serb trokiti në derën e tyre në orët e vona të natës, duke dorëzuar personalisht një ftesë për rekrutimin e djalit të tyre të vetëm në shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Serbisë, njofton INA.

Përmes një letre zyrtare, familja mësoi se djali i tyre duhet të paraqitet për rekrutim, si pjesë e planeve të reja të qeverisë serbe për të rifutur këtë sistem.

”Është shqetësuese kjo që duan djalin të na marrin në atë ushtri, derisa ai është student. Apelojmë që kjo të parandalohet, sepse dihen rrethanat tona se ku gjendemi. I bëj thirrje pushteteve komunale, por edhe Qeverive në Tiranë e Prishtinë bashkë me faktorin ndërkombëtar të ndërhyjnë në parandalimin e kësaj të keqe”, thotë për INA, një prind i shqetësuar.

Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë shqiptarët e zonës, të cilët prej kohësh ndihen të përjashtuar nga strukturat shtetërore dhe me tensione të vazhdueshme me qeverinë e Beogradit.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë veçanërisht të shqetësuar për rekrutimin e të rinjve të tyre në ushtrinë serbe, duke e parë këtë si një përpjekje për presion dhe kontroll të mëtejshëm mbi komunitetin e tyre.

Pushtet komunale dhe partitë politike në këto komuna nuk kanë ngritur zërin për këtë situatë shqetësuese.

Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, u njoftua nga presidenti Aleksandar Vuçiç në shtator 2024.

Ndërsa shërbimi i detyrueshëm është planifikuar të zgjasë 75 ditë, shqetësimet kryesore lidhen me përfshirjen e të rinjve shqiptarë në një ushtri që mund të shihet si mjet presioni mbi komunitetin e tyre.

Kjo masë e re, që ende kërkon miratimin e parlamentit serb, vjen në një kohë kur Serbia po rrit gatishmërinë ushtarake dhe tensionet me Kosovën mbeten të larta.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Biznesmeni Arif Fazliu dhuron shtëpinë e tij në vlerë rreth gjysmë milioni euro për Bashkësinë Islame si vakëf

Biznesmeni Arif Fazliu nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar në emër të Allahut shtëpinë e tij si vakëf për Bashkësinë...

A do të ketë takim Mickoski-Ahmeti? Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga shumica e Badenterit

Që nga korriku i vitit të kaluar, Maqedonia është pa Avokat të Popullit. Shumica e mundshme për zgjedhjen e të riut pritet të caktohet...

Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit! I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet

Një shtetas turk 22-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës së Vitit të Ri para një objekti gastronomik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit....

“Unë jam kryetar i Prishtinës” – Rama: Nuk e synoj drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i befasuar nga rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28...

SHTRENJTOHET RRYMA NË MAQEDONINË E VERIUT: Ja sa do të paguajnë më shumë qytetarët nga sot!

Nga 1 janari 2026, faturat e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut do të pësojnë rritje. Ndonëse kompanitë energjetike kërkuan rritje deri në 7.66%,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu