Lidhja Demokratike: Balancuesi i takon të shkuarës, etnia nuk duhet të jetë kriter për punësim

Lidhja Demokratike (LD) mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit, mjetit të punësimit sipas përkatësisë etnike.

– Advertisements –

“Balancuesi inkurajoi keqpërdorime të shumta dhe bëri një karikaturë të vërtetë të deklarimit të përkatësisë etnike të qytetarëve, të cilët vetëm për t’u punësuar në administratën shtetërore në mënyrë masive paraqiteshin fals si shqiptarë, maqedonas, turq, romë, vlleh, boshnjakë, serbë”, thonë nga LD.
Lidhja Demokratik thekson se sistemi i meritokracisë duhet të jetë i vetmi mjet për punësimin dhe ngritjen në poste të larta drejtuese në institucionet shtetërore dhe publike.

“Sa i përket përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të bashkësive etnike, që është edhe kategori kushtetuese, është e rëndësishme të theksohet se pjesëtarët e bashkësive etnike mund të kenë përparësi në punësimin në institucionet shtetërore dhe publike në nivel kombëtar dhe lokal, vetëm nëse me të tjerë kandidatët janë të barabartë në cilësitë profesionale. Ky është thelbi i diskriminimit pozitiv që aplikohet si model i suksesshëm në disa shoqëri multietnike në perëndim”, thonë nga LD-ja.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

Qytetarët kritikojnë rritjen e çmimit të rrymës, shqetësime për faturat e larta

Qytetarët reagojnë me shqetësim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Disa shprehin frikë për faturat e larta dhe vështirësi në ngrohje, të tjerët kritikojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu