Elvana Gjata reagon tërthorazi për zërat që qarkullojnë për të: “Jam sulmuar me lajme të rënda”

Elvana Gjata, e ftuar në “Ndryshe” foli ndër të tjera për lajmet që qarkullojnë për të, duke nisur që nga teoritë konspirative deri te zërat që nuk dinë të ndalen. Elvana u shpreh duke qenë se gjithçka ka kaluar online, ka nisur një betejë me klikime, komente dhe mendime:

“Përtej shakasë dhe faktit që unë kam mbajtur të njëjtin qëndrim që në fillimet e mia, sepse kam dashur gjithmonë që puna të flasë për mua, më duhet të them që kohët kanë ndryshuar. Në momentin që çdo gjë ka kaluar në platformat online, rrjetet sociale, ka plasur një luftë me lojëra numrash, klikimesh, komentesh, opinionesh”, tha ajo.
Më tej, vijoi:

“Patjetër që është në rregull që të japësh opinionin tënd, por kjo nuk do të thotë që ke të drejtë. Për shembull, për mua nuk më bën çudi asgjë dhe nuk çuditem kur shikoj lajme me romancë në momentin kur bëj një kërcim në skenë me Ylli Limanin, apo në momentin kur jam në film “2 Gisht Mjaltë” me Ermalin, apo me serialin me Romeon. Por nuk do të thotë që unë tani do të reagoj gjithmonë, sepse realisht i bie që të merrem vetëm me këtë punë dhe të lë gjërat e tjera”.
Artistja shtoi se e vërteta mbulohet nga gënjeshtrat dhe se është i trishtë fakti që lajmet e rreme janë prezente në shumë portale:

“Fakti është që të thuash të vërtetën sot është çmenduri në një botë plot me gënjeshtra. Sot e vërteta mbulohet me mijëra gënjeshtra. Është e trishtë kur ti shikon një lajm që promovohet dhe riprodhohet nga një mijë portale të tjera dhe nuk i gjendet më as fillimi dhe as fundi. Në fakt këtë do ta quaja një gënjeshtër të madhe. Ne kemi atë shprehjen tonë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por në kohët që jetojmë gënjeshtrës i janë zgjatur shumë këmbët”.

Elvana theksoi se është sulmuar nga lajme të rënda dhe të rreme:

“Unë jam sulmuar me lajme të rënda do thoja, të pavërteta. Jo vetëm të pavërteta, por jashtë çdo logjike dhe sensi, por kjo mua nuk më ka bërë që të ndalem dhe fakti që nuk kam reaguar, nuk do të thotë që kam qenë indiferente, por kam zgjedhur të punoj me të gjithë forcat e mia.”

Elvana Gjata është një prej VIP-ave më të komentuar në rrjetet sociale. Për të kanë gëluar shpesh thashetheme, të cilat nuk janë konfirmuar kurrë, megjithatë, qartazi, Elvana i sheh, i lexon, por nuk i komenton.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu