Xhamia e Namazgjasë do të drejtohet nga një imam turk

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të marrë pjesë në hapjen e Xhamisë Namazgjasë në Tiranë ditën e nesëme. CNN turk shkruan se Enes Bashtur, i pari i Turqisë në recitimin e ezanit në vitin 2024, u emërua si imam i xhamisë së Namazgjasë.

“Presidenti Erdogan do të vizitojë Shqipërinë më 10 tetor. Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në hapjen e Xhamisë së Namazgjasë, ndërtimi i së cilës ka përfunduar në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Enes Baştür, i pari i Turqisë në recitimin e ezanit në vitin 2024, u emërua si imam i xhamisë së Namazgjasë, e cila do të vihet në shërbim me një hapje madhështore”, shkruan CNN Turk.

Mëtej në artikullin e kësaj mediaje shkruhet se xhamia Namazgjasë, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2015 me mbështetjen e Turqisë, u ndërtua si xhamia më e madhe në Ballkan. Xhamia ka katër minare 50 metra të larta dhe një kupolë 35 metra të lartë, me detaje që të kujtojnë arkitekturën osmane. Sipas medias, xhamia do të ofrojë mundësinë e adhurimit në të njëjtën kohë për gjithsej 10 mijë persona brenda dhe jashtë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu