“Kushtetuesja ka goditur shqiptarët” – Ademi: Ditë të zeza për shqiptarët

Në një paraqitje të jashtëzakonshme para Gjykatës Kushtetuese, BDI ka dënuar ashpër vendimin e Gjykatës Kushtuese me të cilin ndalohet deklarimi i përkatësisë etnike gjatë punësimeve në institucione publike në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Arbër Ademi nga kjo BDI, tha se ky vendim godet barazinë mes komuniteteve në Maqedoninë e Veriut dhe ata, shqiptarët, nuk do të përfaqësohen më në institucione.

“Jemi mbledhur për të dënuar vendimin shokues të Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar deklarimin e përkatësisë etnike. Ky vendim përbën një sulm të drejtpërdrejt ndaj të drejtave të komuniteteve në Maqedoni dhe do të ketë pasoja të rënda për funksionimin e drejtë dhe të barabartë të institucioneve. Deklarimi i përkatësisë etnike është një e drejtë e patjetërsueshme dhe një element i domosdoshëm për të siguruar përfaqësimin e drejtë të të gjitha komuniteteve. Përmes këtij vendimi, goditet parimi i barazisë. Vendimi për të ndaluar përkatësinë etnike nuk është një hap i izoluar. Ai ka pasoja të gjëra dhe të thella duke përfshire eliminimin e mundësisë që institucionet të pasqyrojnë përbërjen multietnike të shtetit tonë”, tha Ademi..

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHBA vendos sanksione për kompanitë ruse/Washingtoni: Shkak, refuzimi i Putin për t’i dhënë fund luftës

Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar sanksione të reja që synojnë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse – Rosneft dhe Lukoil –...

Ramadani: AKI është koalicioni fitues i votës shqiptare, kemi 23 mijë vota më shumë se VLEN-i

Ish-kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, tha se koalicioni ku ai garonte e fitoi votën shqiptare dhe...

Krenar Lloga pyet: Pse VLEN nuk bëri thirrje të votohet kandidati shqiptar në Butel dhe pse në Lubeten shkuan vota për “listën serbe”?

“Një nga momentet më të shëmtuar është se lista serbe ka marrë 400 vota dhe kjo na turpëron të gjithëve ne”, kështu tha Krenar...

Krenar Lloga sfidon VLEN-in: Bujrum, shkojmë në zgjedhje

Krenar Lloga në studion e “Hajde flasim” në TV21, ka sfiduar koalicionin VLEN duke u kërkuar që të dalin në zgjedhje. Lloga tha se...

Shoferët për mbeturinat munguan në punë, drejtori Rrustemi: Dyshohet për lojë politike

Sabahadin Rustemi, drejtor I Higjienës Komunale, në një prononcim pët televizionin Alsat-M tha se aktivitetet e ndërmarrjes publike kryhen në përputhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu