Abdixhiku: Kur zihen në biseda telefonike me terroristë të veriut, fajësojnë luftën hibride

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj audio-incizimit të sotëm të publikuar në media ku pretendohet se bëhet fjalë për shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me Millan Radoiçiqin, ish-nënkryetarin e Listës Serbe, në vitin 2022.

Në Klan Arena, në një tubim konstituiv të Forumit të Këshilltarëve Lokalë të LDK-së, ai u shpreh se LVV-ja hedh akuza në gjëra të tjera, sipas tij, për të fshehur bisedat me Radoiçiqin.

“Kur zihen në biseda telefonike me terroristë e kriminelë të veriut dhe atë në bashkërendim të votimit parlamentar për interesa të pensionit të veteranëve, ata fajësojnë luftën hibride”, deklaroi Abdixhiku.

Ishte sot kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili kur u pyet për audio-incizimin në fjalë tha se nuk e ka parë e dëgjuar, por vetëm se di që lufta hibride ndaj Qeverisë do të intensifikohet.

“Në këto momente nuk kam as si ta shoh e as si ta dëgjoj. Përshtypja ime është se tani do të intensifikohet lufta hibride kundër Republikës së Kosovës, në veçanti kundër Qeverisë tonë, kundër Grupit tonë Parlamentar, dhe kryetares së Grupit tonë Parlamentar, e kemi parë edhe në të kaluarën, dhe unë nuk pres shumë çka të re prej atyre të vjetërve të cilët natyrisht problemin më të madh e kanë që sikurse në këto tri vite e gjysmë që ka pasë sundim të ligjit, rend publik dhe integritet territorial nuk i gjeni asnjëherë në Kosovën e pasluftës”, ka thënë Kurti. /Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fuqi blerëse reale- çfarë mund të blini sot me 1.000 denarë

Një mijë denarë kanë pushuar së qeni një "kartëmonedhë e sigurt". Diku midis arkës në supermarket dhe numrit në faturën fiskale, njerëzit sot kanë...

Pa kontrata, pa afat, pa siguri: Qindra punonjës shëndetësorë në pasiguri, institucionet ia hedhin fajin njëra-tjetrës

Fati i mbi 40 punonjësve shëndetësorë në Klinikën e Gjinekologjisë në Çair, si dhe i dhjetëra të tjerëve në institucione shëndetësore në mbarë vendin,...

Punësime partiake dhe shkelje ligjore në Spitalin e Tetovës: 130 punonjës pa kontrata, askush s’mban përgjegjësi

Mbi 130 motra medicinale dhe staf teknik në Spitalin Klinik të Tetovës vazhdojnë të jenë pa vendime pune, pavarësisht se institucioni ka pasur dritë...

Sala Jashari, gruaja më e votuar e PDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sipas rezultateve të KQZ-së nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, Sala Jashari ka rezultuar gruaja me numrin më të madh të votave brenda Partisë Demokratike...

Hashim Thaçi ankohet në Gjykatë Kushtetuese për shkeljen e të drejtave të njeriut: Bisedat private u incizuan fshehtas

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Hagës. Në parashtresën e tyre, mbrojtja thekson se Hashim Thaçit i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu