“Nga 1 në 10, si janë raportet tuaja me Ramën?” Ja si përgjigjet Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

I pyetur si janë raportet me Ramën nga 1 deri në 10, Kurti tha se në kuptimin e vizionit të përbashkët, nuk kanë dallime.

“Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë, por mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme midis dy qeverive.

E kemi bërë tregun e përbashkët energjetik, kemi hapur 26 vendkalime të reja kufitare për 200 mijë banorët e zonës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kemi mbajtur dy mbledhje të përbashkëta të qeverive me 58 matrrëveshje të reja dhe gjithashtu po bëjmë bashkëfinancime në kulturë, në ekonomi e kështu me radhë, me ç’rast Kosova ka edhe dy zyra të veçanta doganore në Porto Romano dhe në Durrës.

Do ta bëjmë edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës. Në kuptimin e projekteve zhvillimore të planeve të punës, të vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime, por duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm.

Aty nga njëherë kur kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme”, tha Kurti në një intervistë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në SHBA, të publikuar të shtunën.

Më tej Kurti shtoi se:“Unë besoj që dallimi i cili më së shumti është shpërdorur është ai rreth Ballkanit të Hapur, duke u përpjekur që atë dallim që e kemi për çështjen e Ballkanit të Hapur ta vendosin në çdo çështje e në çdo temë në mënyrë të padrejtë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Punëtorët e Kulturës ende pa paga, ministri bën harxhime luksi në Japoni

“Ndërsa institucionet kulturore mezi po mbijetojnë dhe punonjësit janë ende pa paga, Ministri i Kulturës Zoran Ljutkov, së bashku me një grup të madh...

“Reporterët pa kufij”: Maqedonia e Veriut shënon rënie në lirinë e medias

Maqedonia e Veriut ka shënuar rënien në indeksin vjetor për lirinë e mediave, sipas organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e...

2 Maj – Shpallja e Zonës së Lirë, si nisën luftimet në Karadakun e Kumanovës

2 Maji i vitit 2001 është dita e fillimit të luftës së UÇK-së dhe shpalljes së zonës së lirë në Karadakun e Kumanovës nga...

Ahmeti sot në Sllupçan për të shënuar 24 vjetorin e shpalljes së kësaj zone si zonë e lirë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, do të marrë pjesë sot në Sllupçan në shënimin e 24-vjetorit të fillimit të luftës së...

Protesta për 1 Majin në Turqi, policia rreh protestuesit, më shumë se 400 të arrestuar

TURQI – Protestuesit janë përleshur me policinë në Stamboll gjatë tubimeve të 1 Majit ditën e sotme, të cilat qeveria turke i ka ndaluar. Siç...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu