Shenoll Muharremi: “Qeveria Kurti nga viti 2020 deri më 2023, ka shtruar veç 2 kilometra rrugë të reja”

Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka publikuar disa statistika nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Muharremi ka bërë të ditur se nga viti 2020 deri më 2023, janë shtruar vetëm 2 kilometra rrugë të reja.

Postimi:

Sa Kilometra Rrugë të Reja 2020-2023?

Nga Vjetari Statistikor 2024 (ASK/ZKM) që u publikua këto ditë e kemi edhe një indikator jo shumë pozitiv nga vitet e fundit. 2 kilometra rrugë të reja janë shtruar nga viti 2020 deri 2023. Në fakt, qeveritë e mëparshme e patën tepruar me investime në rrugë, kërkohej një diversifikim i investimeve, sidomos në biznese dhe sektor privat. Kjo për arsye që të rritet ekonomia vendore dhe të ulet deficiti tregtar. Qeveria aktuale, fokusin nuk e pati tek bizneset por tek politikat e majta sociale. Rrjedhimisht, nuk u investua në infrastrukturë as rrugore as biznesore, por në lëmosha. Mbetëm pa ndihmë për biznese, pa rrugë të reja.. dhe me rritje të ndihmave sociale dhe rritje të deficitit… E kjartë që duhej të ndryshonte diskursi nga investimet e mëdha në rrugë, por kjo nuk nënkuptonte që vetëm 2 kilometër rrugë të reja mos të shtrohen për 4 vite.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve

Gazetare: Linda Ebibi Ademi Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë vetëm për...

Mickoski dhe Ahmeti, mund të takohen pas Vitit të Ri

Sigurimi i shumicës së Badinterit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe zgjidhjeve të tjera ligjore mund të jetë një rast që Kryeministri Hristijan...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu